Kohanews

Ke Çfarë Lexon!

Po tërhiqet autobusi në Llaskarcë , do të dërgohet në kazermën Gjorçe Petrov për ekspertizë

1 min read

Në autostradën Shkup-Tetovë, në vendin ku ndodhi aksidenti i mbrëmshëm, ka arritur vinçi i cili po e largon autobusin që u rrokullis mbrëmë. Autobusi do të dërgohet në ekspertizë në Kazermën Gjorçe Petrov.
Në vendngjarje prezent kanë qenë hetues dhe pjesëtarë të shumtë policorë por gjithashtu edhe qytetarët e Llaskarcës dhe rrethinës. Hetuesit policorë kanë vërtetuar rrethanat se si ka ndodhur fatkeqësia dhe kanë vërtetuar shenjat e tentimit të frenimit.

Pritet që gjatë ditës së sotme Prokuroria Publike të kumtojë më shumë detaje rreth fatkeqësisë së mbrëmshme në të cilën humbën jetën 14 persona dhe mbi 30 u lënduan.