Policia financiare ka hyrë në komunën e Tetovës, Kasami thotë se është presion politik

vull

Kryetari i Komunës së Tetovës, Bilal Kasami, ka njoftuar sot se policia financiare ka ardhur në ndërtesën e komunës. Sipas tij, është presion politik, pasi siç thotë ai, Policia Financiare duket se nuk ka pasur kohë t’i procedojë këto raste derisa në krye të komunës ishte Teuta Arifi.

– Sot, para se të vija këtu, më ka vizituar Policia Financiare me pretekstin e disa rasteve të ish-kryetarit Sadi Bexheti, të disa viteve më parë. Këto raste nuk kanë pasur kohë t’i procedojnë sa ishte kryetare Teuta Arifi, por vijnë tani kur kryetar i Tetovës është Bilal Kasami. Me gjithë problemet e tjera që më lanë në trashëgimi, sot më viziton Policia Financiare dhe vlerësoj se bëhet fjalë për presion politik, tha Kasami .

Bexheti ka qenë kryetar i Komunës së Tetovës në periudhën nga viti 2009 deri në vitin 2013, si anëtar i PDSH-së.

Next Post

Bujare Abazi emërohet nënkryetare e Qytetit të Shkupit

Kryetarja e Qytetyit të Shkupit, Danella Arsovska, emëroi Bujare Abazin për nënkryetare të re. Arsovska sot solemnisht e dorëzoi vendimin, ku në takimin me Abazin u bisedua për bashkëpunimin e ardhshëm dhe sfidat me të cilat po përballet qyteti. Bujare Abazi është edhe nënkryetare e Aleancës për shqiptarët, ndërsa Koalicioni […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: