Preç Zogaj: Ali Ahmeti ka luftuar për arritjet e popullit shqiptar në Maqedoni

Kohanews Admin

Prec Zogaj Ish kryetar i Komisionit të Jashtëm të Parlamentit shqiptar duke folur për mbrojtjen e integritetit të Maqedonisë më saktë për idenë e ndarjes së mundshme në vitin 2001 tha se e kishte ndjekur që në fillim këtë qëndrim të zotit Ali Ahmeti për mbrojtjen e e integritetit të Maqedonisë dhe kam qenë plotësisht dakord.

“Mendësitë pseudo nacionaliste qoftë në Shqipëri, qoftë në Maqedoni kanë që armatosura për ta akuzuar si tradhëtar, por ky ishte nga ata që i kishte letrat në rregull sepse kishte luftuar për ato arritje të popullit shqiptar në Maqedoni” deklaroi Zogaj përcjellë Zogaj.

Sipas tij është largpamës qëndrimi i z. Ahmeti dhe i partisë së tij se ne jemi këtu, ne jemi në vendin tonë. Për kryeministrin shqiptar Zogaj tha se asgjë nuk është e pamundur përderisa konkurojnë dhe janë pjesë e koalicioneve.

Sipas tij ka mundësi që një parti maqedone që është në koalicion me një parti shqiptare për shkak të ekuilibrave, nevojave , të largpamësisë, vizionit që mund të ketë një udhëheqës maqedonas ,të lejojë që një parti e koalicionit qoftë shqiptare të ketë kryeministrin.

“Unë e shoh si një skenar të arritshëm, të mundshëm brenda frymës që bashkëpunimit që ata kanë” deklaroi Preç Zogaj në emisionin Opinion ku i pranishëm ishte lideri i BDI-së Ali Ahmeti.

Next Post

“Pse jo”nisi peticionin në mbështetje për Kryeministrin shqiptar

www.kryeministrishqiptar.mk – “Pse jo” nisi peticionin për Kryeministrin shqiptar.”Ne u bëjmë thirrje të gjitha partive shqiptare të mbështesin Kryeministrin e parë shqiptar në Maqedoninë e Veriut!” Sot, nisma “Pse jo?” nisi peticionin për të mbështetur emërimin e Kryeministrit të parë shqiptar në Maqedoninë e Veriut. “Ne u bëjmë thirrje të […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: