Prishtina zyrtare uron zëvendëskryeministrin e parë Artan Grubi për detyrën e re

vull

Zëvendëskryeministri i parë i Republikës së Kosovës, Besnik Tahiri ka uruar z. Artan Grubi për emërimin e tij në postin e zëvendëskryeministrit të parë dhe Ministër për Sistem Politik dhe Marrëdhëniet Ndërmjet Bashkësive.

“Më lejoni të shpreh urimet e mia më të sinqerta me rastin e emërimit tuaj si Zëvendëskryeministër i Parë i Republikës së Maqedonisë së Veriut. Në emër të Republikës së Kosovës dhe timin personal, ju përgëzoj përzemërsisht për emërimin tuaj në këtë pozicion me shumë përgjegjësi. Avancimi i pozitës së shqiptarëve është kontribut dhe përpjekje e gjeneratave që interesin e Kombit e vendosën në plan të parë, rrugë të cilën, gjenerata e juaj, me plot sakrifica e arriti deri në marrjen e përgjegjësive më të larta shtetërore”, – thuhet në urimin e z. Tahiri. A më tej ka shkruar se angazhimi i përbashkët në të ardhmen do të jetë përforcimi i marrëdhënieve të mira në mes dy vendeve.
“Me Maqedoninë e Veriut si dy vende mike, shpresoj të forcojmë marrëdhëniet e miqësisë dhe mirëkuptimit të ndërsjellë midis dy vendeve tona drejt adresimit të agjendës bilaterale dhe rajonale. Duke përsëritur urimet e mia, ju uroj shëndet, suksese dhe të gjitha të mirat në këtë rol me përgjegjësi jetike për shqiptarët dhe për shtetin tuaj në përgjithësi”- thuhet në urimin e zëvendëskryeministrit të parë të Kosovës dërguar z. Artan Grubi.
Ndërkaq, ditë më parë edhe kryeministri i Kosovës z. Abdullah Hoti në një bisedë telefonike ka uruar z. Grubin për zgjedhjen e tij në detyrën e re duke iu dëshiruar sukses në detyrën e re dhe njëkohësisht ka potencuar qëndrimin e Prishtinës zyrtare për vazhdimin dhe përforcimin e marrëdhënieve të mira në mes dy vendeve.

Next Post

Feriz Berisha me dy hite të mëdha: “Shqiptare” e “Gas Gas”

Feriz Berisha është këngëtari që ka goditur me hitin me titull “Shqiptare”, këngë kjo që është parë duke u shprendarë në shumë rrjete sociale, e duke u dëgjuar gjithëandej. Këngëtari që tashmë ka pushtuar zemrat e publikut, tregon se është rritur me këngë dhe se muzikën e ka në gjak. […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: