Kohanews

Ke Çfarë Lexon!

Prof. Bergjyle Saliji zgjidhet zëvendës drejtoresh e shkollës fillore “Bajram Shabani“

1 min read

Profesoresha Bergjyle Saliji , kuadër profesionist nga radhët e partisë Alternativa në Kumanovë, është zgjedhur zëvendës drejtoresh e shkollës fillore “Bajram Shabani”.

Përndryshe, profesoresha Bergjyle Saliji ka një përvoje pune 17 vjeçare dhe në pika të shkurtra kjo është biografia e saj:

Bergjyle Saliji lindi më 16 Mars 1979 në Kumanovë. Shkollën fillore e kreu në shkollën fillore “Bajram Shabani”, të mesmen në “Goce Delçev”, Kumanovë.

Studimet i filloi në Universiteti Shtetëror i Tetovës, Fakulteti Filologjik, drejtimi Gjuhë Angleze ku edhe i përfundoi në vitin 2003.

Me përvojë pune 17 vjeçare, Bergjyle Saliji njihet si punëtore e përkushtuar, ambicioze, me vetëbesim e vullnet për të ndihmuar në zhvillimin e nxënësve ku ajo vepron.

Ka ndjekur shumë trajnime në vende evropiane për avancimin e mësimdhënies, mësimit formal e joformal të cilët njohuri i ka realizuar dhe i ka shpërnda me kolegët e saj.

Për më tepër, vazhdon të kontribuojë në vendin e punës me shumë autoritet e afirmitet për ditë më të mira.