Prof. Dr. Vullnet Ameti – Rektor i Universitetit të Tetovës: Qoftë i përjetshëm kujtimi për profesor Vokshin!

vull

TELEGRAM NGUSHËLLIMI

Të nderuar miq,
është e vështirë t’i zgjedhësh fjalët e duhura për të shprehur dhimbjen e thellë për ndarjen nga jeta të Prof. Dr. Afrim Vokshit, intelektualit të dëshmuar dhe profesorit të mirënjohur për kontributin e tij në edukimin e brezave të tërë në lëmin e shkencave teknike.

Profesor Vokshi, një profesionist i përsosur, veprimtarinë e tij përpos Prishtinës, e ushtroi në Shkup, Tetovë dhe Gostivar. Profesor Afrimi i takon brezit të intelektualëve – veprimtarëve idealistë që kishin për synim përhapjen e dijes në hapësirën gjithëkombëtare. Ai, këtë e dëshmoi në vepër duke u angazhuar si ligjërues në Universitetin e Tetovës në periudhën kur ky institucion kishte më së shumti nevojë për profesorë të nivelit të tij akademik.

Ndaj sot, ne drejtuesit e UT-së, profesorët dhe studentët, i shprehim ngushëllimet më të sinqerta familjes Vokshi, drejtuesve të Universitetit të Prishtinës, kolegëve dhe miqve të tij.

Qoftë i përjetshëm kujtimi për profesor Vokshin!

Prof. Dr. Vullnet Ameti – Rektor i Universitetit të Tetovës

Next Post

Ministri Ismaili në fillimin e ndërtimit të Shtëpisë së Kulturës në Bogovinë

Ministri i Kulturës, Hysni Ismaili, mori pjesë në fillimin e ndërtimit tëShtëpisë së Kulturës në Komunën e Bogovinës, investim i mbështetur ngaMinistria e Kulturës me 25,000,000.00 denarë. Objekti mbështetet me Programin eQeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut për shfrytëzimin e mjeteve për dotacionet kapitale për njësitë e vetëqeverisjeslokale në […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: