Koalicioni ASH-AAA edhe zyrtarisht sonte shpalli kandidaturën e profesor Fatmir Ejupit për kryetar të Komunës së Studeniçanit për zgjedhjet e 17 tetorit.

Në fjalën e rastit, prof. Fatmir Ejupi tha para të pranishmive se gjatë fushatës duhet takuar çdo qytetar të Komunës së Studeniçanit për t’u njoftuar nga afër me problemet e tyre.
“Mos i pyetni njerëzit se çfarë partie janë, por pyetni çfarë halli kanë”, tha mes tjerash Ejupi.

Në tubimin promovues veç anëtarëve të degëve të koalicionit ASH-AAA, morën pjesë edhe anëtari i kryesisë qendrore të ASH-së Zylfi Adili-Qufa, anëtari i kryesisë qendrore të AlternAtivA-s dhe ish deputet i zonës, Rexhep Memedi dhe deputeti i AlternAtivA-s, Skender Rexhepi – Zejdi.
You must be logged in to post a comment.