Profesori universitar Saliu: Prespektiva e rinisë pas vitit 2001 ka ngritje dhe avancim falë politikave të Ali Ahmetit

Në emisionin debativ ‘EU Click’ që transmetohet në Tv21, i ftuar ka qenë profesori universitar Argëtim Saliu i cili mes tjerave ka folur edhe mbi periudhat hitsorike të vendit dhe prespektivat e rinisë shqiptare.

Profesori Saliu ka thënë se periudhat historike të vendit kanë shënuar përparim në drejtim të vendim marrjes të rinisë dhe pavarësimin e tyre ekonomik duke bërë kështu një krahasim para dhe pas luftës, ndërkohë që ka përmendur se për këtë gjë meritor është lideri ushtarak dhe tashmë politik i shqiptarëve në vend, Ali Ahmeti.

“Fillimisht kjo anketë e realizuar është reale sepse merr përgjigje të drejtëpërdrejtë nga vet rinia por duhet bërë një ndarje në periudhë historike të prespektivës së rinisë shqiptare para vitit 2001 dhe prespektiva e rinisë shqiptare pas viti 2001 të arritjes së Marrëveshjes së Ohrit që solli ngritjen dhe avancimin e statusit juridiko-politik të shqiptarëve falë politikave meritore të liderit ushtarak dhe atij politik Ali Ahmeti dhe BDI, nëse më parë rinia shqiptare ka hasur probleme dhe dyert e mbyllura për të hapur kompani tanimë vendi ynë është vend kandidat për të hyrë në BE, numri në administratë përderisa shteti ka kapacitet dhe mjete buxhetore gjithmonë do të ketë punësime në institucionet publike dhe shtetërore”, thekson mes tjerave profesori universitar Argëtim Saliu.

Next Post

Kemi rritur pagat në të gjithë sektorët, vazhdojmë të investojmë në kapitalin njerëzor

Konferencë për shtyp e Fatmir Bytyqi, Kryetar i komisionit për financa në LSDM-së Të nderuar gazetarë, të nderuar qytetarë. Si parti përgjegjëse gjatë këtyre dy vite e gjysmë të kaluara kemi treguar një angazhim të fortë për të investuar në kapitalin njerëzor. Angazhimi ynë për rritjen reale të qëndrueshme të […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: