Prokuroria e ka zbuluar atentatorin e ish funksionarit të BDI-së, Abdylhalim Kasamit, ja pista e dyshimeve?!

vull

Në kuadër të hetimeve që po zhvillohen për aferën “Maxhar Telekom”, prokuroria ka siguruar biseda që e zbulojnë edhe atentatorin e ish funksionarit të lartë të BDI-së, Abdylhalim Kasami, kanë thënë burime që dëshirojnë të mbeten anonime. Burime nga prokuroria nuk dëshirojnë të japin detaje se kush është autor i atentatit të kryer në vitin 2006, ku Kasami mbeti i plagosur, mirëpo në dëshminë e tij para gjykatës së Nju Jorkut ish drejtori i policisë sekrete maqedonase, Sllobodan Bogoevski, ka bë disa aludime se atentati ndaj Kasamit ka pasur lidhje me aferën “Maxhar Telekom”.
Procesi gjyqësor lidhur me këtë rast do të vazhdojë më 27 mars. Në seancën e djeshme gjyqësore, prokuroria ka nxjerrë një dokument “non pajper” ku përmenden 7.5 milionë euro dhe emrat e ish kryeministrit, Vllado Buçkovski, si dhe personat me iniciale A.A. dhe M.Xh., që korrespondojnë me inicialet e Ali Ahmetit dhe Musa Xhaferit, të përmendur nga Bogoevski para gjykatës së Nju Jorkut.
Kasami ndërroi jetë në vitin 2013./Lajmpress/

Next Post

Drecun, e quan shpallje lufte hyrjen e ushtrisë shqiptare në Kosovë: KFOR-i po hesht – çka do armata e Shqipërisë në Kosovë?

Stërvitja e përbashkët e Ushtrisë Shqiptare dhe e Forcës së Sigurisë së Kosovës ka qëllim frikësimin e popullit serb në krahinë, ka thënë Milovan Drecun, shkruan “Novosti”. Ai ka thënë se stërvitja është përgatitje për dhunën eventuale në veri të Mitrovicës, ka thënë kryetari i Këshillit për Kosovë në Kuvendin […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: