Prokuroria nuk zbulon se a e posedon incizimin e “La Verita”

vull

Nga Prokuroria Themelore Publike për Krim të Organizuar dhe Korrupsion e cila e udhëheq lëndën “Reket”, nuk precizojnë se a e kanë si dëshmi materiale videoincizimin të cilin e publikoi sot gazeta italiane “La Verita”.

“Të gjitha dëshmitë të cilat Prokuroria Themelore Publike për Krim të Organizuar dhe Korrupsion i posedon në lëndën për të cilën tregoni interes do t’i prezantojë para gjykatës kompetente gjatë procedurës eventuale gjyqësore. Lënda është në fazën e hetimit në të cilën në vazhdimësi po punohet në sigurimin e të gjitha dëshmive”, deklaruan për MIA-n nga Prokuroria.

Gazeta italiane “La Verita” sot në edicionin onlajn publikoi një video nga takimi i të dyshuarve në rastin “Reket” Bojan Jovanovski (Boki13) dhe Zoran Mileski (Kiçec) me biznesmenin Jordan Kamçev.

Në videon e publikuar e cila ishte incizuar në shkurt të këtij viti, siç bën të ditur gazeta, shihen euro të paketuara me specifikime të shënuara me dorë në fleta, ndërsa dëgjohet edhe një bisedë e Jovanovskit dhe Kamçevit për një lëndë të PSP-së në të cilën e përmendin prokuroren speciale publike Katica Janeva.

Next Post

REAGIM: Ministri me grada të falsifikuara e shndërron MASH-in në çerdhe për shërimin e frustacioneve politiko-partiake.

Departamenti i arsimit pranë Aleancës për Shqiptarët përshëndet vendimin e Gjykatës Administrative, për pranimin e padisë nga komuna e Gostivarit, lidhur me vendimin e MASH-it për marrjen e kompetencave të kreut të Komunës . Këtë vendim e shohim si një përmirësim të gabimit të ministrit Arbër Ademi i cili MASHI-in […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: