Publikohet lista e PD për Tiranën, Shpëtim Idrizi renditet i nënti, Mesila Doda e 12-ta

Arvanit Cameria

Parti Demokratike ka publikuar rënditjen me emrat e kandidatëve të saj për qarkun e Tiranës, teksa pas disa orësh pritet të dorëzohet dhe lista përfundimtare në KQZ.

Lista e Tiranës kryesohet nga kreu i PD Lulzim Basha, ndërkohë që janë dhe disa nga figurat kryesore të PD

Kreu i Partisë Drejtësi Integrim dhe Unitet, Shpëtim Idrizi renditet i nënti, Dashamir Shehi në vendin e 11-të dhe Mesila Doda e 12-ta. Ndryshe është çështja te Nard Ndoka që është vendosur në Shkodër në vendin e tetë, jo i sigurt.

Lista e qarkut të Tiranës

Lulzim Basha

Alfred Rushaj

Albana Vokshi

Sali Berisha

Agron Shehaj

Fatmir Mediu

Grida Duma

Shpëtim Idrizi

Belind Këlliçi

Dashamir Shehi

Mesila Doda

Next Post

Provokim i ri: Karakaçanov uron 8 Marsin me një hartë të Bullgarisë së Madhe me Maqedoninë

Zëvendës Kryeministri i Bullgarisë, Krasimir Karakachanov, përdori Ditën e Gruas si një provokim të ri për Maqedoninë e Veriut. Ai postoi një foto në rrjetet sociale të të ashtuquajturës Bullgaria e Madhe, e cila gjithashtu përfshin territorin e Maqedonisë. “Traditat, familja dhe ndershmëria. Bullgaria mbi të gjitha – shkruajti Karakachanov.

Subscribe US Now

%d bloggers like this: