Qeveri parasheh 1, 8 miliardë denarë për Planin operariv për punësim 

vull

Qeveria sot kumtoi se në mbledhjen e fundit ka miratuar Planin Operativ për programet dhe masat aktive për punësime dhe shërbime në tregun e punës për vitin vijues 2022. 

Sipas zëdhënësit të Qeverisë së RMV-së, Muamet Hoxha ky plan parasheh të përfshijë 14.685 persona, ndërsa për programet, masat dhe shërbimet për punësim janë paraparë mbi 1,8 miliardë denarë. 

 

“ Mbështetje për krijimin e vendeve të punës dhe rritjen e punësimit personave të papunësuar, veçanërisht të  rinjve, të papunëve afatgjatë dhe shfrytëzuesve të së drejtës për ndihmë financiare nga mbrojtja sociale, si dhe mbështetja për personat e papunësuar të cilëve u është ndërprerë punësimi gjatë krizës së shkaktuar nga pandemia me KOVID-19, gjegjësisht  nga data 11.03. 2020,” u shprehë zëdhënësi qeveritar, Hoxha në konferencën për shtyp.

 

Next Post

Pas paralajmërimeve për grevë, në Kuvend hyn Ligji për Administratën

Sot në Kuvend do të dërgohet projektligji për ndryshimin e Ligjit për nëpunësit administrativ.  Me ndryshimet e propozuara të ligjit duhet të arrihet barazia e punonjësve në sektorin privat dhe publik dhe harmonizimi i pagave të tjera të punonjësve administrativë , si dhe të sigurohet vazhdimësia e ndryshimeve të pagave në administratë […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: