Kohanews

Ke Çfarë Lexon!

Qeveria dhe SASHK-u u pajtuan për dialog të vazhdueshëm deri në arritjen e marrëveshjes së përbashkët

1 min read

Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut Dimitar Kovaçevski, zëvendëskryetari i Qeverisë për Çështje Ekonomike, Koordinim të  Dikastereve Ekonomike dhe Investimeve Fatmir Bytyqi, ministri i Arsimit dhe Shkencës Jeton Shakiri dhe ministri i Financave Fatmir Besimi, u takuan me Sindikatën e Pavarur  të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SASHK), të udhëhequr nga kryetari Jakim Nedellkov, në të cilën morën pjesë anëtarët e Këshillit të kësaj Sindikate.

Në takim u bisedua për kërkesat e SASHK-ut dhe  u arrit konkluzioni i përbashkët se Qeveria është e hapur për dialog të vazhdueshëm me qëllim të gjetjes së një zgjidhjeje të qëndrueshme dhe sistemore, që do të vendosin një kornizë për të mbrojtur standardin dhe integritetin e kuadrit mësimdhënës, me theks në pozicionin fillestar në lidhje me statusin social të punonjësve në sistemin edukativo-arsimor si bazë për biseda të mëtejshme.