Qeveria do të mbajë mbledhjet e rregullta të 85-të dhe 86-të

vull

Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut, sot, me fillim në orën 11:45 do të mbajë mbledhjen e 85-të dhe të 86-të.

Në mbledhjen e 85-të tematike, do të shqyrtohen më shumë informacione për arritjen e marrëveshjeve për projekte infrastrukturore nga Programi TAV me 23 komuna.

Menjëherë pas përfundimit të mbledhjes së 85-të, do të fillojë mbledhja e 86-të, në të cilën mes pikave të rendit të ditës nga Programi i Qeverisë për punë dhe në interes të qytetarëve do të gjendet edhe më shumë masa dhe informacione, që kanë të bëjnë me politikën rinore, si dhe një nga prioritetet për projektimin e së ardhme së të rinjve.

Në mbledhje, ministrat do të shqyrtojnë Propozim-programin për ndryshimin e Programit për ndërtimin dhe rikonstruimin e objekteve sportive për vitin 2021, Informacioni për formimin e Trupit këshillëdhënës nacional për politikat rinore dhe më shumë informacione për rrjedhën dhe ndërtimin ose rikonstruimin e objekteve sportive, të parashtruara nga Agjencia për Rini dhe Sport.

Next Post

Grubi: Më shumë para dhe përgjegjësi për komunat tona

Zëvendëskryeministri i parë dhe ministër për Sistem politik dhe marrëdhënie ndërmjet bashkësive, Artan Grubi sot ka kryesuar mbledhjen e Këshillit për avancim të decentralizimit ku janë shqyrtuar pika të rendit të ditës në të cilat është propozuar rritje më e madhe e përgjegjësisve të pushtetit lokal përfshirë këtu edhe të […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: