Qeveria do të vazhdoj të “teproj” me respektimin dhe sigurimin e të drejtave të punëtorëve dhe me mbështetjen socio-ekonomike të punëtorëve

vull

Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriu e respekton të drejtën themelore të organizimit sindikal  dhe e drejta për të protestuar, përfshirë protestën e djeshme nga Konfederata e Sindikatave të Lira.

Qeveria vlerëson se opinion duhet ta dijë se asgjë nga ato që u thanë gjatë protestës, dhe në paraqitjet mediatike të një pjese të udhëheqjes sindikale, nuk korrespondon aspak me realitetin me masat dhe politikat që Qeveria aktuale ka i miratuar dhe I zbaton  në interes të punëtorëve.

Në të gjitha masat e Qeverisë  për të zbutur dhe eleminuar pasojat socio-ekonomike nga ana e pandemisë, në vend të parë pa përjashtim ishin punëtorët dhe ruajtja e vendeve të punës .

Kjo qeveri që në vitin 2017 vendosi dialogun social mbi një bazë krejtësisht të re dhe partneriteti, dhe gjatë kohës së ballafaqimit me pandeminë KOVID-19 ne treguam se mund ta azhurnojmë atë: për të gjitha vendimet që tangojnë të drejtat e punëtorëve, që nga fillimi,  që nga fillimi  këshillohen të gjitha palët, ekonomia, sindikatat, qytetarët.

Më pak se katër vjet, paga minimale prej 9,000 denarë ka arritur në më shumë se 15,000 denarë dhe nuk ka sektor në të cilin punëtorët marrin një pagë nën minimalen siç ishte para vitit 2017. Kjo është më shumë se 6,000 denarë në muaj për person apo edhe 72,000 denarë më shumë për secilin punonjës në vit.

Ne kemi krijuar një sistem sipas të cilit paga minimale do të rritet rregullisht në përputhje me trendet pozitive ekonomike. Asnjë qeveri e mëparshme nuk e ka bërë atë.

Në arsimin fillor dhe të mesëm, pagat janë rritur me 2,100 denarë, dhe në arsimin e lartë me 3,200 denarë.

Me ndryshimet e propozuara do të transformojnë marrëdhënien e punësimit nga me afat  të caktuar në afat të pacaktuar të rreth 3,000 mësimdhënësve në shkollat fillore dhe të mesme.

Më parë, mësimdhënësit dhe bashkëpunëtorët profesionalë ishin punësuar disa herë në konkurset publike me kohë të pjesshme, para se të plotësonin kushtet për transformimin e marrëdhënies së  punës. Ata kishin frikë se marrëdhënia e punës  do të zgjatej çdo vit shkollor.

Në mbrojtje, të ardhurat e një ushtari profesionist para vitit 2017 ishin rreth 20,000 denarë, dhe tani me dy ngritjet e pagave prej gjithsej 16 përqind dhe dhënien e  kompensimit të qirasë për rreth 8,000 denarë, të ardhurat mujore janë mbi 30,000 denarë.

Pagën bazë të mjekut specialist e kemi rritur për 40 për qind, të infermierëve mes 20 për qind dhe 23 përqind të infermierëve të klinikave. Mjekëve të përgjithshëm me 25%, dhe bashkëpunëtorëve të shëndetit me 15%.

Punëtorët socialë sot marrin një pagë më të lartë me një mesatare prej 6,700 denarë në krahasim me vitin 2015, dhe paga e edukatorëve në krahasim me të njëjtën periudhë është rritur për gati 5,000 denarë.

Në bujqësi si degë, përveç që kemi barazuar pagën minimale në këtë sektor si në të gjithë të tjerët, pagat janë rritur për 4,600 denarë.

Duke subvencionuar kontributet e ndërmarrjeve për rritjen e pagave të punëtorëve deri në 6,000 denarë, rreth 200,000 të punësuar në sektorin real kanë marrë paga më të larta.

Padrejtësia historike ndaj punëtorëve të falimentuar është zgjidhur për rreth 12,000 njerëz që marrin kompensim mujore prej 8,000 denarë deri në pensionin e tyre dhe është planifikuar një ligj i ri që do të përfshijë persona shtesë nga kjo kategori e qytetarëve.

Këshilli Ekonomik dhe Social është i hapur edhe për ato sindikata që nuk janë reprezentuese. Edhe Konfederata e Sindikatave të Lira nuk është një sindikatë reprezentuese, megjithatë është e përfshirë në punën e Këshillit Ekonomik dhe Social trepalësh.

Konfederata e Sindikatave të Lira është pjesë e grupit të punës në procesin e hapur dhe gjithëpërfshirës të krijimit të tekstit të ri të Propozim-Ligjit të ri për Marrëdhëniet e punës dhe ky është vendi i duhur që ata të shprehin dhe të angazhohen për pikëpamjet e tyre me argumente.

E diela do të jetë një ditë jo pune dhe ata punëtorë që do të punojnë të dielën për shkak të pamundësisë së ndërprerjes së proceseve teknologjike të prodhimit dhe shërbimeve, do të marrin një mëditje të rritur të garantuar – diçka që rrallë është respektuar më parë, dhe tani do të jetë të përfshihet në Ligjin në marrëdhëniet e punës dhe do të duhet të zbatohet.

Nuk është e vërtetë që shkarkimet bëhen në mesin e udhëheqësve të sindikatave. Një gjë të tillë e bënte  Qeveria e udhëhequr nga regjimi 11-vjeçar, dhe sot nëse dikush shkel dispozitat ligjore që mbrojnë punëtorët do të mbajnë përgjegjësi para gjykatës së drejtësisë.

Në këtë drejtim, nëse mesazhi i Konfederatës së Sindikatave të Lira thotë se është tepruar, atëherë – po, kjo Qeveri do të vazhdojë të “teprojë” duke respektuar dhe siguruar të drejtat e punëtorëve dhe mbështetjen socio-ekonomike të punëtorëve.

Next Post

Takim Spasovski-Bërnz: Bashkëpunimi i shkëlqyeshëm vazhdon

Sot (16.04.2021) Ministri i Punëve të Brendshme Oliver Spasovski realizoi takim pune me ambasadoren e SHBA-ve H.E. Kejt Meri Bërnz, në të cilin u bisedua për aksionet e fundit të MPB-së dhe ndihmën aktuale momentale të SHBA-ve për përkrahje të Ministrisë së Punëve të Brendshme. Ministri Spasovski e falenderoi për […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: