Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut do të mbajë mbledhjen e rregullt të 136-të

vull

Në mbledhjen e 136-të të rregullt, Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut do të shqyrtojë Propozim-ligjin për ratifikimin e Marrëveshjes ndërmjet Qeverisë së RMV-së dhe Këshillit të ministrave të Republikës së Shqipërisë për themelimin e Qendrave kulturore-informative në të dyja vendet.


Në mbledhje do të shqyrtohet edhe Informata në lidhje me tekstin e harmonizuar të Protokollit ndërmjet Ministrisë së Punëve të Brendshme të RMV-së dhe Ministrisë së Punëve të Brendshme të Malit të Zi për bashkëpunim në fushën e integrimeve evropiane.

Si material për informim, Qeveria do të shqyrtojë Informatën për kyçjen e Republikës së Maqedonisë së Veriut në nismën për performansa të mbrojtjes primare shëndetësore.

Ministrat, në mbledhjen e sotme do të diskutojnë edhe për nevojën e miratimit të Programit kombëtar për infrastrukturë hekurudhore për periudhën 2019-2021, me Propozim-Program kombëtar.

Mbledhja e rregullt e Qeverisë është paraparë të fillojë në orën 13:00.

Next Post

Miliarderi shlyen kreditë e studentëve, dhuron 40 milionë dollarë

Të paktën 400 nxënës në kolegjet në Georgia kanë marrë dhuratën e ëndrrave. Miliarderi Robert Frederick Smith vendosi të paguajë kreditë studentore për arsimimin e këtyre të rinjve. Ai bëri lajmërimin gjatë fjalimit të tij në Institutin Morehouse College në Atlanta. Ai i tronditi të gjithë kur dha premtimin për […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: