Qeveria e RMV-së sot do të mbajë mbledhjen e 30-të

vull
Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut, sot, me fillim në orën 12:00, do të mbajë mbledhjen e rregullt të 30-të.
Në këtë mbledhje, Qeveria do të shqyrtojë Raportin për zbatimin e Ligjit për subvencionimin e kredive banesore me Propozim-vendim për kohëzgjatjen e thirrjes publike dhe numrin e thirrjeve publike për aplikimin e qytetarëve për marrjen e kredisë banesore të subvencionuar në vitin 2021.
Në rend dite për shqyrtim është edhe Propozim-programi për ndryshimin e Programit për monitorim të sigurisë së ushqimit në Republikën e Maqedonisë së Veriut për vitin 2020 si dhe Propozim-programi për ndryshimin e Programit për hulumtime statistikore për periudhën 2018-2022.
Next Post

Raiola pranoi një gabim në punën me Ibrahimovic: Unë nuk duhet ta kisha çuar atje

Mino Raiola po tërheq gjithnjë e më shumë vëmendje me komentet e tij që i jep publikut dhe janë të lidhur me klientët e tij që ai përfaqëson. Agjenti i diskutueshëm ngriti shumë pluhur me komentet në lidhje me Paul Pogba dhe Manchester United, dhe tani ai ka tërhequr vëmendjen […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: