Qeveria konfirmon lehtësimin e masave për mbrojtje nga COVID 19

vull

Në mbledhjen e saj të rregullt, Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut, shqyrtoi rekomandimet e Komisionit për Sëmundje Infektive me çka shfuqizoi mbajtjen e detyrueshme të maskave mbrojtëse në hapësirë të mbyllur, me përjashtim të institucioneve  shëndetësore, transportit publik, barnatoreve dhe shtëpive  të pleqve dhe personave me aftësi të kufizuara.


Në konferencën e sotme për shtyp, zëdhënësi i Qeverisë, Muamet Hoxha bëri të ditur se Qeveria fuqishëm e afirmon rekomandimin  e  KSN-së  që në hapësirë të mbyllur, personat mbi 65 vjet, të sëmurët kronikë dhe me imunitet të ulët të mbajnë maska.

“Në përputhje me rekomandimet  hiqet detyrimi për mbajtje të detyrueshme të maskave gjatë mësimit në shkollat e mesme, si  dhe ndalesa për organizimin e ekskursioneve dhe mësimit në natyrë Gjithashtu, Qeveria solli vendim për shfuqizimin e masës për izolim të detyrueshëm të personave që kanë pasur kontakte të afërta me raste pozitive me KOVID-19, për të cilët mbetet  masa për mbajtjen e maskës mbrojtëse në hapësirë  të mbyllur  në periudhë  prej 7 ditësh nga kontakti i fundit me personat me KOVID-19 të vërtetuar,” përfundoi, zëdhënësi i Maqedonisë së Veriut, Hoxha.

Next Post

AKTIVITETET KULTURORE SI “HUMANITET”

Në bazë të analizave sipërfaqësore (sepse analizat e thella janë tepër dëshpëruese) mbi motivin e shqiptarëve të viseve etnike, me theks të veçantë, të Maqedonisë së Veriut, për të themeluar “vatra kulturore”, mund të arrihet fare lehtë te përfundimi: dy janë motivet që “i ngacmonin” shqiptarët që të merren me […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: