Kohanews

Ke Çfarë Lexon!

Qeveria miratoi projekte për 36 komuna për Programin TAV

1 min read

Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut në mbledhjen e sotme të 85-të tematike e shqyrtoi dhe e miratoi pakon e marrëveshjeve për rregullimin e të drejtave dhe detyrimeve të ndërsjella mes palëve të dakorduara për mbështetje financiare të projekteve infrastrukturore të komunave nga programi TAV.

Pakoja e dytë përfshin 36 komuna të cilave u janë miratuar projektet me të cilat ato aplikuan për këtë program dhe me të cilat janë përfshirë punime infrastrukturore në interes të qytetarëve nga komunat e përfshira me këtë pako.