Qeveria ndryshoi rregulloren e Punës për postin e Grubit, Zëvendës Kryeministër i parë

vull

Në Seancën e sotme të dytë të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut të mbajtur në Shkup, anëtarët e Kabinetit qeveritar miratuan ndryshimet dhe plotësimet e rregullores së punës së Qeverisë për ta formalizuar postin e krijuar më parë, atë të Zëvendës Kryeministrit të parë të Qeverisë i cili është personi që do të zëvendësojë Kryeministrin në të gjitha obligimet informon TetovaSot

Grubi që në ditën e parë të punës paralajmeroi ndryshimet në rregulloren dhe ato u realizuan pas dy ditëve me propozim të tij dhe me miratim nga i gjithë kabineti qeveritar.

Neni 1
Neni 5 ndryshohet dhe lexohet si më poshtë:
“Kryeministrin zëvendëson Zëvendës Kryeministri i Parë, dhe në rast të mungesës ose paaftësisë së tij, atëherë Kryeministrin zëvendëson një nga zëvendësit e tij i cili do të emërohet nga ai.”
Neni 2
Neni 6 paragrafi (1) ndryshohet dhe lexohet:
“(1) Kryeministri ndihmohet në ushtrimin e të drejtave dhe detyrave të tij nga Zëvendës Kryeministri i Parë dhe Zëvendës Kryeministrat e tjerë.”

Paragrafi (2) ndryshohet dhe lexohet:
“Zëvendës Kryeministri i Parë dhe Zëvendës Kryeministrat e tjerë kujdesen për kryerjen e detyrave brenda kompetencës së Qeverisë për çështje të caktuara që do të autorizohen nga Kryeministri. „

Paragrafi (3) ndryshohet dhe lexohet:
“Zëvendës Kryeministri i Parë dhe Zëvendës Kryeministrat e tjerë do të informojnë Kryeministrin për ekzekutimin (zbatimin) e aktiviteteve në përputhje me paragrafin (2) të këtij neni.”.

Next Post

Dr. Artan Koni ngre alarmin: Ja arsyeja e frikshme pse vetëvriten në sanatorium pacientët me Covid-19

Per te thene: “Vetevrasjet ne spitalet COVID ndodhin nga gjendja e renduar psikologjike”, duhet me pare te sigurohemi qe pacientet nuk marrin ndonje mjekim i cili mund t’i çrregulloje perkohesisht psikologjine. As Infektivi e as “Shefqet Ndroqi” nuk kanë bërë ende publik protokollet e trajtimit. Instituti i Shëndetit Publik i […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: