Qeveria: Neto paga mesatare në muajin janar u rrit në 29.980 denarë

vull

Në vazhdimësi rritet paga neto paga mesatare. Në përputhje me të dhënat e fundit të Entit Shtetëror për Statistikë, në janar të vitit 2022 neto paga e paguar për punonjës ishte 29.980 denarë.  Në krahasim me neto pagën mesatare për muajin janar të vitit 2021, rritja është për 1708 denarë ose 6%.

Në përputhje me statistikat, rritja vjen kryesisht për shkak të  rritjes së neto pagës mesatare mujore të paguar për punonjës në sektorët: Objekte për akomodim dhe shërbime ushqimore (13.9%), Veprimtari të tjera të shërbimeve (13.8%) dhe Tregti me shumicë dhe pakicë; riparimi i automjeteve  dhe motoçikletave (11.0%).

Të dhënat e Entit Shtetëror për Statistikë konfirmojnë trendin e rritjes së pagave që është rezultat i masave dhe politikave ekonomike që i zbatoi  Qeveria për rritjen e pagës mesatare dhe minimale.
Nëse i krahasojmë të dhënat e fundit me muajin janar të vitit 2017 kur paga mesatare ishte 22.750 denarë, diferenca është 7.230 denarë.

Qeveria vazhdon me dinamikë të intensifikuar të sjell masa në interes të qytetarëve. Paga minimale është rritur në 18.000 denarë, ndërsa pensionet kanë shënuar rritje më të madhe historike. Me metodologjitë e reja që ka vendosur Qeveria si për pagat ashtu edhe për pensionet, ato do të vazhdojnë të rriten në vazhdimësi.

Në mënyrë shtesë, sipas statistikave, papunësia në tremujorin e katërt të vitit 2021 është në nivelin më të ulët në historinë e pavarur ekonomike dhe është 15.2%.

Next Post

Nga mesnata çmime të reja të karburanteve në Maqedoni

Çmimet me pakicë të benzinës EUROSUPER BS-95 dhe EUROSUPER BS-98 nuk ndryshojnë, ndërsa  çmimi me pakicë i benzinës EURODIESEL (DE V) rritet për 4,00 den/litër, dhe çmimi me pakicë i vajit ekstra të lehtë për amvisëri (EL) 1) rritet për. 2,50 denarë / litër. Çmimi me pakicë i mazutit M-1 NS […]

Subscribe US Now