Kohanews

Ke Çfarë Lexon!

Qeveria: Nga sot TVSH 0% për produktet ushqimore bazë me çmime të reduktuara me pakicë

2 min read

Nga sot hyn në fuqi masa për uljen e TVSH-së për produktet ushqimore bazë nga 5% në 0%.

Me hyrjen në fuqi të kësaj mase, në të gjitha tregjet që shesin bukë, miell lloji-400, qumësht me yndyrë nga  2.8% nga  3.2% dhe 3.5% yndyrë, sheqer të bardhë, vaj luledielli, mish dhe produkte të tjera ushqimore, orizi i bardhë dhe vezët, për këto produkte do të lëshohen fatura fiskale me TVSH prej 0%.

Njëkohësisht me këtë masë do të bëhet një presion në ulje rreth çmimeve me pakicë të këtyre produkteve  gjë që do të  ndikojë në uljen  e vlerës së shportës së shpenzimeve. Për një efekt më domethënës, kjo masë zbatohet paralelisht me masën për ngrirjen e marzhave të këtyre produkteve.

Krahas kësaj mase, pakoja prej 26 masash për mbrojtjen e standardit të jetesës dhe likuiditetit të kompanive përfshin masën për zgjatjen e aplikimit të normës preferenciale nga  5% të TVSH-së, si dhe për energjinë elektrike për familjet deri në fund të vitit 2022, dhe masat për ulje të akcizave dhe TVSH-së për derivatet me të cilat Republika e Maqedonisë së Veriut aktualisht ka çmimet më të ulëta të derivateve në rajon.

Për Qeverinë, standardi i jetesës së qytetarëve është prioritet dhe strategjia e përkthyer në 26 masat dhe rekomandimet është tërësisht fokusuar  drejt shfrytëzimit të të gjitha burimeve në mbështetje të qytetarëve dhe ekonomisë në kohë krize.