Qeveria rrit ndihmën për agjencitë turistike, klubet e natës dhe restorantet e dasmave

vull
0 0
Read Time:1 Minute, 4 Second

Qeveria ka rritur mbështetjen e turizmit vendor për punëtorët me të ardhura të ulëta me 22.990.000 denarë shtesë, me çka vlera e përgjithshme e mjeteve nga pjesa e parë të këtij programi në vend se 15.000.000 denarë, do të jetë 37.900.000 denarë.

Me masën e parashikuar do t’u mundësohet personave, të cilët të hyrat mujore në familje nuk e tejkalojnë vlerën neto prej 30.000 denarë, të shfrytëzojnë pushim vjetor në qendrat turistike dhe në të njëjtën kohë t’u ndihmohet qendrave turistike për rritjen e vëllimit të punës jashtë sezonit turistik.

Qeveria, gjithashtu e ka miratuar ndihmën për Agjencitë e licencuara turistike. Me këtë vendim, aprovohen mjetet në vlerë prej 50.880.000 denarë nga 258 agjenci turistike të licencuara.

Gjithashtu Qeveria ka sjellë Vendim për mbështetje financiare për klubet e natës, me të cilën miratohen mjete në vlerë prej 8.324.480 denarë për 17 klube të natës nga programet për mbështetje të kompanive për ballafaqim të pasojave nga Covid-19.

Nga programet për mbështetje për ballafaqim të pasojave nga Covid-19, Qeveria e ka sjellë edhe vendimin për mbështetje financiare të restoranteve të dasmave, për të cilët, për 107 subjekte juridike, janë miratuar mjete në vlerë prej 51.650.798 denarë. /SHENJA/

 

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %
Next Post

Ali Ahmeti: Sheshin e dëshmorëve në Matejç ta gëzojnë të gjithë banorët

Sheshin e dëshmorëve në Matejç ta gëzojnë të gjithë banorët e komunës së Likovës bashkë edhe me ne. Puna të nderon, andaj dhe përgëzoj të gjithë kontribuesit të udhëhequr nga Kryetari i komunës Erkan Arifi për përurimin e përfundimit të punimeve në shesh.

Subscribe US Now

%d bloggers like this: