Qeveria shpalli tre ditë zie për ngjarjen e aksidentit tragjik në Bullgari në të cilën jetën e humbën 45-të shtetas të RMV-së

vull

Me një minutë heshtje në shenjë  solidarizimi    ndaj viktimave të aksidentit tragjik në Bullgari dhe në shenjë ngushëllimi me familjet e tyre, Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut në mbledhjen e rregullt të 120-të, solli vendim të shpall tre ditë zie në gjithë territorin  shtetit.

Për ditë zie janë shpallur dita e sotme, e nesërme dhe e  pasnesërme, gjegjësisht prej 23 deri me 25 nëntor ( e martë, e mërkurë, e enjte) ndërsa gjatë ditëve të zisë flamuri i Republikës së Maqedonisë së Veriut si dhe të përfaqësive diplomatike në vend dhe jashtë vendit, do të ulen në gjysmë shtizë. Anulohen të gjitha ngjarjet publike ndërsa mediat duhet ti përshtatin përmbajtjet e tyre me zinë e shpallur tredito

Next Post

Bërns: Shpreh ngushëllime të thella për familjet që i humbën që afërmit e tyre

Ambasadorja amerikane në vend Kejt Meri Bërns shprehu ngushëllime për të vdekurit në aksidentin e autobusit që ndodhi mbrëmë vonë në Bullgari.“Në emër të Ambasadës amerikane, dua të shpreh ngushëllime më të thella për familjet të cilat i humbën të afërmit e tyre, dhe mbështetja jonë për të lënduarit, si […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: