Kohanews

Ke Çfarë Lexon!

Qeveria shpalosi pikat që do të miratohen nga mbledhja e 66-të

1 min read

Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut sot do të mbajë mbledhjen e rregullt me më tepër pika të rendit të ditës të programit të saj të punës dhe në interes të qytetarëve.

Në mbledhjen e 66-të, me fillim në orën 12:00, Qeveria sipas rendit të ditës do t’i shqyrtojë Propozim-programin për ndryshimin e Programit për mbështetje financiare në bujqësi për vitin 2021 dhe Programin për ndryshimin dhe plotësimin e Programit për mbështetje financiare të zhvillimit rural për vitin 20121.

Ministria e Bujqësisë , Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave në këtë mbledhje e për shqyrtim dhe miratim e dorëzoi edhe Programin për subvencione kapitale për  zhvillimin e rajoneve të planifikimit në fushën e bujqësisë  dhe zhvillimit  rural për vitin 2021.

Me propozim të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës do të shqyrtohet edhe Propozimi për ngritjen e procedurës për udhëheqjen e negociatave për lidhjen e marrëveshjes për njohjen reciproke të kualifikimeve profesionale të gradës doktorë të mjekësisë, doktorë  të stomatologjisë  dhe arkitektë në kontekst të marrëveshjes për tregti të lirë të Evropës Qendrore.

Para ministrave, në mbledhjen e rregullt do të shqyrtohet edhe Propozim-programi për zhvillim të qëndrueshëm lokal dhe centralizim në Republikën e Maqedonisë së Veriut për periudhën 2021-2026, të propozuar Ministria e e Vetëqeverisjes Lokale.