QSHP – Tetovë: Qytetarët të mos dalin pa pasur nevojë nga shtëpitë e tyre, mbani maska mbrojtëse KN 95

vull

Zjarri i madh i cili kaploi mëngjesin e sotëm një depo me materiale ndërtimore në ish kombinatin e duhanit në qytetin e Tetovës, ka bërë që ajri të ketë një ndotje më të madhe.

Nga institucionet përgjegjëse, gjatë gjithë ditës u është bërë thirrje qytetarëve të shmangin lëvizjen pa nevojë nëpër rrugët e qytetit, si dhe në hapërisat shtëpiake ti mbajnë të mbyllura dyert dhe dritaret.

Përmes një komunikate për media, Qendra për Shëndetin Publik – Tetovë apelojnë që qytetarët të mos dalin nga shtepitë e tyre dhe të mbajnë maska mbrojtëse.

“Nga Qendra për Shëndet Publik Tetovë, rekomandojmë deri tek të gjithë të sëmurët kronikë dhe fëmijët, që të mos dalin nga shtëpia nëse nuk kanë nevojë si dhe të mbajnë maskë mbrojtëse KN 95. Ndërsa sa i përket ujit të pijshëm informojmë se rezultatet fillestare të ekzaminimit tregojnë se i njejti është i pastër’, thuhet në komunikatë.

Ajo çfarë dihet deri më tani për zjarrin është se i njejti është lokalizuar dhe ekipet po punojnë në shuarjen totale të tij.

Next Post

Destani me Nobelistin amerikan Paul Krugman në Forumin rajonal të ekonomisë dhe financave në Shkup

Shkup, 30 maj -“ Që ë ë ësie ëpasshmja” motoja për , ë ë , mori pjese edhe biznesmni yne i njohur z.Lazim Destani, njofton gazeta zvicerane Le Canton27.ch I ftuar nga Ministri i Financave Fatmir Besimi, biznesmeni i njohur nderkombëtar lazim Destani  ishte pjesëmarrjen në hapjen e këtij Forumi […]

Subscribe US Now