Qyteti i Shkupit me rritje prej 2800 denarë harmonizoi në mënyrë lineare pagat e të punësuarve me rritjen e pagës minimale

vull

Kryetarja e Qytetit të Shkupit, Danela Arsovska me Sindikatën përfaqësuese të Qytetit të Shkupit, nënshkroi ndryshimet në Marrëveshjen Kolektive në nivel të punëdhënësit Qyteti i Shkupit, me të cilat kryhet rritje lineare për të gjithë të punësuarit në administratën e Qytetit në vlerën 2800 denarë, përveç atyre për të cilët tashmë ka pasur rritje në bazë të rritjes së pagës minimale.

– Qyteti i Shkupit është institucioni i parë që kryen rritje lineare për harmonizimin e pagave në përputhje me kërkesat e Sindikatës përfaqësuese të Qytetit të Shkupit, në interes të avancimit të të drejtave të punëtorëve. Me këtë harmonizim plotësohen nevojat e të punësuarve të Qytetit të Shkupit, me qëllim amortizimin e efekteve negative të inflacionit dyshifror dhe krizës ekonomike me të cilën ballafaqohen, theksoi Arsovska.

Me harmonizimin parashikohet rritje lineare e pagave në vlerën 2800 denarë për të gjithë nëpunësit administrativë, të punësuarit në Brigadën Territoriale të Zjarrfikësve të Qytetit të Shkupit dhe të punësuarit të punësuar sipas Ligjit për Marrëdhëniet e Punës, me përjashtim të atyre të punësuarve në Qytetin e Shkupit rritja e pagës të të cilëve është bërë tashmë me rritjen e pagës minimale.

-Në drejtim të avancimit të të drejtave dhe vlerësimit të punës, po ndërmerret gjithçka që është në suazat e mundësive tona, duke pasur parasysh se dëshirojmë të motivojmë proces pune nëpërmjet të cilit ofrohen shërbime efikase, efektive dhe cilësore për qytetarët”, thaeksoi Arsovska.

Next Post

SHFAQJE SHQIPTARE ME AUTORË JOSHQIPTARË

Midis nesh     Kultura e asnjë populli nuk mund të shënojë zhvillim dhe sukses po që se nuk ushqehet nga burimi i vet – nga shpirti i popullit. Pra, nuk mund të pretendosh vlera autoktone, duke u mbështetur në vepra jo autoktone. Ka kohë që politikat e teatrove shqiptare […]

Subscribe US Now