Vazhdojnë kontrollet e jashtëzakonshme në terren përmes kontrolleve të autobusëve dhe furgonëve që transportojnë udhëtarë në territorin e qytetit të Shkupit. Inspektorati ka shqiptuar sot dy gjoba për firmat “Mensur Tours” dhe “Ganiç Ekspluziv” nga Shkupi.
Qyteti i Shkupit do të vazhdojë me kontrollet dhe inspektimet e përditshme në terren të transportuesve të udhëtarëve, me qëllim të respektimit dhe zbatimit të vazhdueshëm të rregullave ligjore për kryerjen e kësaj veprimtarie. U bëjmë thirrje firmave – transportues të udhëtarëve që në punën e tyre të përditshme t’u përmbahen ligjeve, me qëllim që të mundësohet transport cilësor dhe të sigurt për qytetarët.
You must be logged in to post a comment.