Kohanews

Ke Çfarë Lexon!

Qyteti i Shkupit siguroi rampa hyrëse në të gjitha institucionet e qytetit për personat me aftësi të kufizuara

3 min read

U realizua edhe një premtim i kryetares Arsovska për 82 ditët e para të mandatit të saj si kryetare, akses i personave me aftësi të kufizuara në të gjitha institucionet e Qytetit, por ky është vetëm fillimi i strategjisë që institucionet nën kompetencat e Qytetit të Shkupit të jenë të arritshme për të gjithë qytetarët.

Është adaptuar hyrja për personat me aftësi të kufizuara në 9 ndërmarrje publike, 7 institucione kulturore publike dhe 23 shkolla të mesme të Qytetit të Shkupit.

Dy muajt e kaluar u mundësua edhe adaptimi në shkollat e mesme në Shkup, si më poshtë:

 

– SHMQSH „Koço Racin”  ( rampa e jashtme dhe vend parkimi i shënuar)

– SHMQSH „Mihajlo Pupin” ( dy rampa të jashtme, platformë ashensori, ashensor, tualet e i adaptuar, vend parkimi i shënuar dhe sallë fizkulture e pajisur me të gjitha rekuizitat)

– SHMQSH „Josip Broz Tito” ( rampa e jashtme dhe tualet i adaptuar)

– SHMQSH „Pançe Arsovski” (rampa e jashtme)

– SHMQSH „Vasil Antevski Dren” (rampa e jashtme vend parkimi i shënuar)

– SHMQSH „Dimitar Vlahov” (rampa e jashtme)

– SHMQSH „Nikola Karev” (rampa e jashtme)

– SHMQSH „Marija Kyri Sklodovska” (rampa e jashtme dhe vend parkimi i shënuar)

– SHMQSH „Vlado Tasevski” (rampa e jashtme, tualet i adaptuar dhe vend parkimi shënuar)

– SHMQSH „Georgi Dimitrov” (dy rampa të jashtme, tualet i adaptuar dhe vend parkimi shënuar)

– SHMQSH „Dr. Pançe Karagjozov” (rampa e jashtme, tualet i adaptuar dhe vend parkimi shënuar)

– SHMQSH „Vëllezërit Miladinov” (rampa e jashtme, dy rampa të brendshme, tualet i adaptuar dhe vend parkimi shënuar)

– SHMQSH „Orce Nikolov” (rampa e jashtme, dy rampa të brendshme dhe vend parkimi i shënuar)

– SHMQSH „Cvetan Dimov” (dy rampa të jashtme dhe vend parkimi shënuar)

– SHMQSH „Zef Lush Marku” ( rampa e jashtme dhe vend parkimi shënuar)

– SHMQSH „Shaip Jusuf” (rampa e jashtme, hapësirë parkimi e shënuar dhe katër tualete të adaptuara)

– SHMQSH „Rade Jovçevski Korçagin” (rampa e jashtme dhe vend parkimi i shënuar)

– SHMQSH „Arseni Jovkov” (rampa e jashtme, ashensor i vendosur dhe platformë ashensori, vend parkimi i shënuar)

– SHMQSH „8 Shtatori” (rampa e jashtme dhe vend parkimi shënuar)

– SHMQSH „Saraj” (rampa e jashtme, tualet i adaptuar dhe vend parkimi shënuar)

– SHMQSH „Boro Petrushevski” (rampa e jashtme, tualet i adaptuar dhe vend parkimi shënuar)

– SHMQSH „Lazar Tanev” (rampa hyrëse e jashtme dhe e brendshme, tualet i adaptuar dhe vend parkimi shënuar)

– SHMQSH „Zdravko Cvetkovski” (tualet i adaptuar për persona me aftësi të kufizuara, sallë fizkulture e pajisur me të gjitha rekuizitat për persona me aftësi të kufizuara)

Rampa hyrëse/ashensor për persona me aftësi të kufizuara janë mundësuar në Institucionet kulturore të Qytetit të Shkupit, si më poshtë:

 

– Qendra Kulturore Informative – Shkup

– Shtëpia e Kulturës „Koço Racin” – Shkup

– Qendra Rinore kulturore – Shkup

– Muzeu i Qytetit të Shkupit

– Kopshti Zoologjik – Shkup

– Qendra Kulturore për Fëmijë – Karposh

– Biblioteka e qytetit „Vëllezërit Miladinov”

 

Janë vendosur rampa hyrëse për personat me aftësi të kufizuara në të gjitha Ndërmarrjet publike të Qytetit të Shkupit, si më poshtë:

 

– NP “Parqe dhe Gjelbërim” – Shkup

– NP “Parkingu i Qytetit” – Shkup

– NP “Rrugë dhe Rrugica” – Shkup

– Ndërmarrja e Transportit Publik – Shkup

– NP “Higjiena komunale” – Shkup

– NP “Ujësjellësi dhe Kanalizimi” – Shkup

– Deponia Drisla – Shkup

– NP për mirëqenien e kafshëve endacake “Lajka”  – Shkup

– SEQ SHKUP GAZ SHMPKTHPV – Shkup

 

Qyteti i Shkupit do të vazhdojë me përmbushjen e kërkesave të qytetarëve dhe organizatave, me qëllim aksesin e plotë dhe transparencë në të gjitha institucionet e Qytetit për të gjithë shkupjanët.