Rashkovski do të dalë në gjyq për blerje softuerësh dhe pastrim parash, Gjykata Penale mbështet aktakuzën

vull
0 0
Read Time:1 Minute, 10 Second

Gjykata penale e miratoi plotësisht aktakuzën e ngritur kundër Dragi Rashkovskit dhe gjashtë personave të tjerë, lidhur me prokurimin e paligjshëm të softuerit dhe pastrimin e parave.

 

Në deklaratë thuhet se aktakuza kundër shtatë personave lidhur me prokurimin e paligjshëm të softuerit dhe pastrimin e parave e ngritur nga Prokuroria Themelore Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit më 8 tetor 2021, është vlerësuar dhe miratuar nga Këshilli i Vlerësimit të Prokurorisë në tërësi.

“Aktakuza me KM nr. 35/21 kundër D.R. i akuzuar për vepra penale Shpërdorim i pozitës dhe autoritetit zyrtar dhe pastrim parash dhe produkteve të tjera të veprës penale dhe kundër I.D., I.H., D.S., I.I., I.I. dhe M.S. i akuzuar për keqpërdorim të pozitës dhe autoritetit zyrtar nga Kodi Penal, i cili në ankesë të mbrojtjes së aktvendimit për caktimin e masës së përkohshme për sigurimin e pasurisë me datë 18.10.2021 është dërguar në vendim kompetent në Gjykatën e Apelit – Shkup, pas kthimit të lëndë në Këshillin për vlerësimin e aktit të prokurorit, merret vendim me të cilin aktakuza miratohet në tërësi. Pas miratimit të aktakuzës në këtë mënyrë, është ngritur çështja penale me KOK nr. 164/21, i cili pasi që sipas sistemit AKMIS do t’i caktohet veprime të mëtutjeshme me gjyqtar dhe do të caktohet seanca kryesore, palët dhe opinioni do të njoftohen me kohë.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %
Next Post

Abazovic u takua me Papa Françeskun në Vatikan

Zëvendëskryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, ka  takuar sot Papa Françeskun  në Vatikan. Abazovic ishte i ftuari i nderit në Audiencën e Përgjithshme të mëngjesit të sotëm, të udhëhequr nga kreu i Kishës Katolike Romake, Papa Françesku. Pas ceremonisë, Papa Françesku zbriti në foltore për të përshëndetur të ftuarit dhe me atë rast zhvilloi […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: