Reagim i PDIU Tiranë: Edvin Rama, rrugëtimi yt “rrumpallhane” me Shqipërinë e shqiptarët përfundon më 25 prill

Arvanit Cameria

Lideri i Surrelit Edvin Rama duke komentuar listat e fabrikuara në bodrumin e tij në Surrel ku edhe dielli hyn me pasqyra, ka përmendur sot kryetarin e PDIU-së z. Shpëtim Idrizi dhe znj. Mesila Doda, njërin si fosil të politikës e tjetrën si Desdemona e të tjera muhabete të dehurish nga pija, pushteti ose të tjera substanca stimuluese që të japin siguri sikur je më i forti, më i miri, e të ngjashme.
Ti Edvin, si një qenie pa gjak shqiptari, si njeri i gjatë në shtat dhe i shkurtër në shpirt e në mendime, duke ndjerë se pushteti yt i Facebook-ut dhe WhatsApp-it po mbaron, përgojon si kundërshtarët, ashtu edhe bashkëpunëtorët si Bushati, Leli, Musai, Xhafaj, etj. duke treguar pasiguritë e tua, makthin e tmerrshëm që të pret.
I pështirosur nga të gjithë, ke mashtruar, bullizuar, anatemuar kurdo dhe këdo që nuk bie pre e pazareve të tua, shantazheve, programeve të tua 3D, që edhe Elisa e “botës së çudirave” do t’i refuzojë pas 25 prillit se edhe ajo e kupton që koha jote ka përfunduar dhe kësaj radhe nuk ke më asnjë alibi.
Ndaj mblidh pëllumbat e mos u hallakat shumë nëpër bodrume pa ajër e pa substancë, por tejkalo veten dhe kupto njëherë e mirë që ishe i dështuar që në nisje dhe ky rrugëtim “rrumpallhane” që bërë me Shqipërinë e shqiptarët përfundon më 25 prill.
Në jetën e tretë merru me pëllumbat e Surrelit se punët e tjera nuk janë për ty. Shqipëria fiton duke të lënë ty në shtëpi në vetminë tënde të madhe. Kaq për sot!
Next Post

Moratti: Interi ka karakterin për të fituar Scudetto

Klubi nga Milano është në pozitën udhëheqëse pas raundit të 26-të me 62 pikë, më saktësisht ka një plus gjashtë në raport me rivalin e qytetit Milan i cili është në vendin e dytë. – Fitimi i garës ishte vendimtar për heqjen e rrezikut, edhe nëse Milani po bën mirë. Por […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: