Në këtë ditë feste, në të cilën atmosfera shpirtërore ndihet gjithandej, Jua përcjell urimet vëllazërore, me dëshirën që të keni shëndet, mirëqenie dhe vetëm suksese.
Kurban Bajrami është simbol i sakrificës, sinqeritetit e solidaritetit, prandaj le të shprehim devotshmërinë dhe humanitetin tonë, vlera këto që e kanë shoqëruar kombin tonë ndër vite.
Festat tona, fetare apo kombëtare, e kanë meritën e tyre për afrimin e njerëzve, forcimin e mirëkuptimit, dashurisë për njëri-tjetrin dhe ruajtjen e paqes kudo në botë.
Urime festën e Kurban Bajramit për të gjithë Ju dhe familjet tuaja!
REKTORI
Prof. Dr. Vullnet Ameti