Rezervuari për ujë të pijshëm në f.Llabunishtë drejt fazës përfundimtare

vull

Punimet për ndërtimin e rezervuarit për furnizim me ujë të pijshëm në f. Llabunishtë janë drejt fazës përfundimtare. Së shpejti një nga problemet që së fundmi ka shqetësuar banorët e fshatit Llabunishtë do të zgjidhet përfundimisht me ndërtimin e rezervuarit për ujë të pijshëm me kapacitet prej 700 m3.

Ky projekt u realizua falë investimit dhe bashkëpunimit të Komunës së Strugës me Ministrinë për Mjedis Jetësor dhePlanifikimit Hapësinor, ashtu që tetë milionë denarë u ndanë nga Komuna e Strugës ndërsa katër milionë denarë u ndanë nga Minisitria për Mjedis Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor.

Ky është rezervuari i dytë për ujë në Labunisht, që tërësisht do t’i kënaq nevojat e banorëve të këtij fshati me ujë të pastër për pirje dhe nevoja të tjera.

Next Post

Ministri i Infrastrukturës dhe Transportit, Pal Lekaj, ka pritur në takim ambasadorin e Zvicrës në Kosovë, Jean – Humbert Lebet

Ministri i Infrastrukturës dhe Transportit, Pal Lekaj, ka pritur në takim ambasadorin e Zvicrës në Kosovë, Jean – Humbert Lebet. Me këtë rast ministri Lekaj ka sqaruar se deklarata e tij e së enjtes është nxjerrë nga konteksti nga mediet e shkruara. Lekaj, në asnjë moment nuk ka kërkuar largim […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: