Rikthehet shpresa në BDI, Arta dhe Fisnikja dy kandidate që i japin dinjitet femrës

Në momentin që gjithkush mund të mendonte se shpresa në Bashkimin Demokratik për Integrim ishte ‘shuar’, vjen një tjetër moment siç janë zgjedhjet dhe sheh fytyra të reja e me mjaft elan që i prijnë listës zgjedhore e që japin një shpresë të madhe si tek rinia ashtu edhe tek gjinia femërore se ata nuk janë vetëm, por kanë dy zonja të cilat do të përfaqësojnë denjë shqiptarët në parlament. E këtë surprizë sigurisht din të bëj vetëm lideri i kësaj partie, Ali Ahmeti.

Arta Bilalli Zendeli dhe Fisnike Bekteshi janë dy prej kandidateve të cilat garojnë për mandatin e ri në parlament në këto zgjedhje të parakohëshme parlamentare në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Të flasish për këto dy zonja është vërtetë e lehtë pasiqë pas vetes kanë një karierë të bujshme universitare. Krahas politikës, të dyja janë profesoresha universitare, nëna, bashkëshorte dhe femra të forta të cilat guxojnë dhe janë të pavarura e të ngritura me një mentalitet modern të cilat mund të kontribojnë shumë në shoqërinë shqiptare dhe jo vetëm.

Po kush është Arta Bilalli Zendeli?

E lindur më 11 prill të vitit 1981 në Gostivar. Në tetor të vitit 1998 ajo fillon studimet në Universitetin Kirili dhe Metodi në fakultetin juridik në Shkup, studime këto të cilat i mbaron në vitin 2003 ndërkohë që fillon studimet master në drejtimin penal. Në vitin 2008 ajo fillon studimet e doktoraturës të cilat i mbaron në vitin 2011 ku edhe fiton titullin Prof. Dr. Eksperienca e saj e punës është mjaft e begatshme pasiqë ka punuar si  kordinatore projektesh në National Tempus Office në Shkup, më pas si këshilltare e jashtme në Ministrinë e mbrojtjes, më pas si komisionere në Ministrinë e drejtësisë, kordinatore e kredive në Universitetin e Tetovës e më pas edhe si kordinatore për studimet master. Në vitin 2004 ajo fillon punë si asistente në fakultetin e drejtësisë në Universitetin e Tetovës, që më pas në vitin 2009 të shkojë një hap përpara si asistent profesor ndërkohë që nga viti 2018 ajo ligjëron disa lëndë në po këtë universitet. Kariera e saj politike fillon pikërisht tash si kandidate për deputete e rradhitur në numrin 3 me rradhë në zonën e VI-të zgjedhore.

Po kush është Fisnike Bekteshi?

E lindur më 26 qershor të vitit 1988 në Tetovë. Ajo ka mbaruar shkollimin fillor në fshatin Gajre për të vazhduar atë të mesëm në gjimnazin Kiril Pejçinoviq në Tetovë. Ka mbaruar studimet në fakultetin juridik në Universitetin e Tetovës ku më pas ka qenë dhe e angazhuar në punë të ndryshme në të njejtin institucion arsimor. Ka ushtruar detyrën edhe si nënkryetare e forumit rinor në degën e Tetovës, kurse për një mandat ka qenë dhe këshilltare në komunën e Tetovës ndërsa për momentin është profesoreshë në fakultetin juridik në Universitetin e Tetovës kurse në këto zgjedhje të parakohëshme parlamentare rradhitet e 9 me rradhë në zonën e VI-të zgjedhore.

Next Post

Drejtori i 'Rrugëve të Maqedonisë', Bekim Memeti vendos bankina të reja në hyrje-dalje të Tetovës (Foto)

Nis vendosja e bankinave të reja mbrojtëse në autostradën që shpie drejt hyrjes në Tetovë dhe anasjelltas. Këtë sot e kumtoi drejtori i Ndërmarrjes Publike “Rrugët e Maqedonisë”, Bekim Memeti. Sipas Memetit, hera e fundit kur janë riparuar, jo zëvendësuar këto bankina ka qenë para 30 viteve dhe deri më […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: