Riorganizimi i administratës shtetërore, prioritet i yni

vull

Ministri për Shoqëri informatike dhe administratë, Jeton Shaqiri, sot mori pjesë dhe iu drejtua me fjalimin e tij hyrës grupeve të punës në seminarin për Riorganizim të administratës shtetërore dhe menaxhim të ndryshimit në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe seminarin për Efiçencën e institucioneve publike në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Pjesëmarrës në këto dy seminare ishin përfaqësues nga të gjitha ministritë dhe ekspertë të huaj dhe vendas të angazhuar në këtë projekt të rëndësishëm.

 

“Jemi të vendosur që këtë projekt ta çojmë para, të optimizojmë kornizën e përgjithshme institucionale, të përmirësojmë ofrimin e shërbimeve publike, për të forcuar etikën, integritetin, transparencën dhe llogaridhënien e administratës shtetërore, duke zbatuar analizën funksionale dhe duke miratuar një ligj të ri për organizim të organeve të administratës shtetërore” theksoi ministri Shaqiri.

 

Gjatë takimit ministri përmendi se pa riorganizim të organeve të administratës shtetërore dhe eliminimin e mbivendosjes së kompetencave nuk mund të ketë reformë reale të administratës shtetërore.

 

“Përpjekjet e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut janë të orientuara kah integrimi i vendit në Bashkimin Evropian, dhe kjo varet nga aftësia e administratës publike për të transpozuar legjislacionin Evropian dhe për të siguruar zbatimin e duhur” tha ministri Shaqiri.

 

Në fund të fjalimit ministri theksoi se implementimi i rekomandimeve është i një rëndësie të veçantë, jo vetëm për vetë procesin, por edhe për transformimet e ardhshme në institucione.

 

 

Next Post

Kuvendi shkarkoi presidentin Ilir Meta

Kuvendi ka votuar me 105 vota pro, 7 kundër dhe 3 abstenime shkarkimin e presidentit Ilir Meta. Pas një seancë që zgjati më shumë se 4 orë, Parlamenti për herë të parë në 30 vjet shkarkoi nga detyra kreun e shtetit ende pa mbaruar mandatin e tij. Komisioni parlamentar i […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: