RMV, humbje të ujit për pije – një pjesë e komunave heshtin, një pjesë janë të vetëdijshme për humbjet e mëdha që bëhen në sisteme

vull

Komunat me humbjet më të mëdha të ujit për pije në sistemet e ujësjellësit në Maqedoninë e Veriut nuk kanë vullnet të flasin për problemin impozant që e kanë në rrjetin e tyre infrastrukturor. Nga shtatë komunat për të cilat Enti Shtetëror për Revizion publikoi se në vitin 2019 ka pasur përqindjen më të lartë të ujit të pijshëm, “Meta.mk” në dy raste 12 ditët e kaluara dërgoi pyetje te katër prej tyre, nga të cilat vetëm dy dërguan përgjigje lidhur me aktivitetet që i ndërmarrin për t’i reduktuar humbjet e ujit për pije në komunat e tyre, transmeton Portalb.mk.

Revizorët kanë konstatuar që ndërmarrjet publike në komunat në vijim kanë përqindjen më të madhe të humbjeve të ujit: Dibër – 84%, Dollnen– 82%Gostivar – 81%, Kërçovë – 77%Ohër – 72%, Krushevë – 71% dhe Koçan – 70%”, thuhet në Raportin përfundimtar për revizion të zbatuar të monitorimit të rekomandimeve në Raportin përfundimtar të revizorit të autorizuar shtetëror me temën “Efektivitet i politikave, masave dhe aktiviteteve gjatë ndarjes së të drejtës për ujë”.

Si rekorder në vend, e kontaktuam Komunën Dibër për koment  lidhur me përqindjen e ujit të pa arkëtuar për pije që e ka sistemi i ujësjellësit në Dibër. Përgjigje për pyetjen nuk morëm e as të dhëna lidhur me atë çfarë masa ndërmarrin Komuna Dibër dhe ndërmarrja e vet për ta zvogëluar përqindjen e ujit të pa arkëtuar prej 84%.

Nga Komuna Gostivar na u përgjigjën se konkluzioni i revizorëve nuk është i bazuar në fakte ekzistuese në terren, për shkak se në rrjedhë është realizimi i disa projekteve që janë të dedikuara rreptësisht për zvogëlimin e humbjeve të ujit në sistemin e ujësjellësit në Gostivar.

Projektet në Gostivar përfshijnë ndërtim të dy rezervuarëve, rreth 20 kilometra të reja dhe rehabilitimin e linjave të vjetra të ujësjellësit, puse matëse dhe puse për rregullim të presionit, si dhe ndërtim të fazës së dytë të pikës së pastrimit për ujë të pijshëm.

Me këto intervenime vendoset projekti i ri i financuar nga Qeveria zvicerane dhe KfV Banka dhe ai paraprak i ndihmuar nga Qeveria Zvicerane prej 7 milionë euro.

“Me përmirësimin e furnizimit me ujë në Qytetin Gostivar dhe vendbanimet përreth do të zvogëlohen edhe humbjet momentale të uit, të cilat nuk janë vetëm gabime teknike por edhe kontabiliteti”, thonë nga Komuna e Gostivarit për “Meta.mk”.

Nga Komuna Gostivar, për thonë që problemi me ujin e pa arkëtuar është ndër sfidat më të mëdha me të cilat ballafaqohet ndërmarrja e tyre komunale dhe vet komuna. Ata pohojnë se konstatimet për 71% e ujit të pa arkëtuar në sistemin e ujësjellësit janë alarmuese, janë të vetëdijshëm për madhësinë e problemit, por edhe sqarojnë që kanë aktivitete konkrete për analizë të humbjeve të ujit për pije, si bazë për përkufizim dhe për të ndërmarrë masa për zvogëlimin e saj.

Si aktivitete që deri tani i kanë ndërmarrë, autoritetet lokale nga Krusheva thonë se në fshatrat Norovë dhe Alldanc kanë vendosur ujëmatës të ri për të gjithë konsumatorët me çka realisht matet uji i harxhuar në familjet, ndërsa në qytet është bërë zëvendësimi i ujëmatësve të parregullt ose ku nuk ka pasur të tillë, janë instaluar. Në vitin 2021, do të përpunohen puse matëse dhe do të vendosen ujëmatës në vendbanimet Vërboec dhe Sazhdevë, kur deri tani arkëtohet paushal për harxhim të ujit për pije.

Gjithashtu, përfaqësuesit e komunave thonë që janë realizuar disa projekte nga kjo fushë si ndërtim plotësues i tubacionit në Sazhdevë, realizimi i fazës së parë të projektit për furnizim me ujë në Jakrenovë, ndërtim i rezervuarit për ujë në fshatin Borinë, përpunim i dokumentacioneve teknike, ndërsa Qeveria ka ndarë mjete për përmirësimin e furnizimit me ujë në qytetin Krushevë.

“Komuna bashkë me ndërmarrjen komunale në mënyrë proaktive i janë qasur përpunimit të dokumentacionit Teknik për vendosjen në faza, të sistemit të automatizuar për monitorim të qarkullimit, presionit dhe konsumit të ujit në sistem, përcaktim të humbjeve të ujit për pije dhe investime lidhur me reduktimin e tyre”, informojnë nga Komuna e Krushevës.

Në këtë komunë, në fazë implementimi është projekti për rekonstruktim të një pjese të madhe të rrjetit të ujësjellësit në Krushevë bashkë me lidhjet e shtëpive edhe atë në ato pjesë, ku sipas informatave të ndërmarrjes komunale rrjeti është vjetruar ose shfaq defekte të shpeshta. Këtë vit, ndërmarrja publike e tyre do t’i mënjanojë lidhjet në të zezë dhe do të vendos ujëmatës për ato lidhje në qytet dhe vendbanimet. Nga Komuna Krushevë shpresojnë që të gjitha këto aktivitete do të kontribuojnë për zvogëlimin e përqindjes ekzistuese të ujit të pa arkëtuar.

Si komunë në të cilën humbjet e ujit janë 72%, autoritetet lokale nga Ohri nuk u përgjigjën në pyetjet lidhur me atë çfarë ndërmarrin për t’u zbutur problemi i këtillë në sistemin e ujësjellësit të Ohrit.

Përndryshe, sipas udhëzimeve të Asociacionit ndërkombëtar të ujërave, përqindja e pranueshme e humbjes së ujit për pije në sistemet e ujësjellësit duhet të jetë nën 30%. Krahas asaj që thuajse të gjitha komunat e Maqedonisë janë larg përqindjes së këtillë, Maqedonia përballet me ndikim serioz të ndryshimeve klimatike dhe probleme në sistemet e ujësjellësit që e pengojnë qasjen tek uji i pijshëm për qytetarët. Kështu, ndërsa disa komuna kanë humbje marramendëse të ujit, ka qytete siç janë Negotina ose Tetova, ku thuajse çdo vit, qytetarët ballafaqohen me restrikcione në ujin për pije.

Përqindja e ujit të pa arkëtuar për pije i përfshin humbjet fizike të ujit, humbjet komerciale të ujit për shkak të konsumit ilegal (lidhjeve të egra), pasaktësisë së ujëmatësve, gabimit në menaxhimin me të dhënat dhe harxhimin ligjor të pa arkëtuar të ujit për pije. Në ujin e pa arkëtuar bëjnë pjesë uji i kuantifikuar dhe i pakuantifikuar për sanim rrjedhës dhe pastrim të rezervuarëve, shatërvanëve dhe çezmave publike dekorative, vaditje të sipërfaqeve publike, drunjve të mbjellur në zonat urbane, gjelbërim në bulevarde dhe pastrim të rrugëve.

“Meta.mk” tani më ka shkruar për qëndrimin e ekspertëve, të cilët theksojnë që investimi në zvogëlimin e humbjeve të ujit për pije është deri 40 herë më i lirë nga kërkimi i burimeve të reja që duhet t’i kompensojnë humbjet në sistemet e ujësjellësit.

Next Post

RMV, reforma në sektorin hekurudhor nuk ka, sasia e mallrave të transportuara vitin e kaluar u zvogëlua (infografik)

Vitin e kaluar, Hekurudhat e RMV-Transporti me trenat e mallrave ka transportuar 1.744.000 tonelata mallra, që është për gati 100.000 tonelata më pak se në vitin 2019. Kundrejt kësaj, në vitin 2020, me kamionë në vendin tonë janë transportuar 64.844.000 tonelata mallra ku janë përfshirë edhe ato transit, tregojnë të […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: