RMV, nuk ka para për punësimin e inspektorëve të rinj mjedisorë, do të pritet ribalanci i buxhetit (Infografik)

vull

Punësimi i inspektorëve të rinj në Inspektoratin Shtetëror për Mjedis Jetësor do të duhet të presë ribalancën e buxhetit. Inspektorati, për një kohë të gjatë ka stagnuar dhe punon në limite me vetëm 50 përqind të numrit të të punësuarve që i duhen me të vërtet, shkruan Meta.mk, transmeton Portalb.mk.

Një rajon i tërë në vend, verilindja, nuk ka asnjë inspektor, ndërsa komunat dhe të gjitha rreziqet ekologjike që paraqiten nga qytetarët që jetojnë në këtë rajon mbulohen nga një inspektor nga Probishtipi dhe një inspektor nga Shkupi. Përkundër këtij realiteti, për këto vende pune nuk u gjet asnjë mbështetje e përshtatshme financiare në përgatitjen e buxhetit për këtë vit, pasi amendamenti i paraqitur në propozimin e organizatës së shoqërisë civile Iniciativa O2 u hodh poshtë në debatin e komisionit në Parlament.

Ana Petrovska

Drejtoresha e Inspektoratit Shtetëror për Mjedisin Jetësor Ana Petrovska, në një bisedë për “Meta”, tha se pasi Qeveria vendosi që punësimet e reja në Inspektoratin Shtetëror të Mjedisit të kenë një përparësi të lartë, pret që të miratohet Plani i Punësimit për vitin 2021 dhe institucioni të rrisë numrin e inspektorëve. Në fund të vitit të kaluar, ajo njoftoi se Inspektoratit i duheshin të paktën tetë inspektorë të rinj. Sidoqoftë, realiteti është se ky numër nuk është as afër asaj që nevojitet për funksionimin optimal të institucionit, i cili ka nevojë për të paktën dyfishin e këtij numri të vendeve të reja të punës.

“Me sistematizimin e vendeve të punës në Inspektoratin Shtetëror për Mjedis Jetësor, parashikohen gjithsej 40 inspektorë, nga të cilët 30 për mjedisin jetësor, tre për natyrën dhe shtatë inspektorë të ujit. Tani kemi 15 inspektorë aktivë mjedisorë, një për natyrën dhe dy inspektorë të ujit. Nga 15 inspektorë, 13 kanë përvojë shumë vjeçare dhe merren mirë me situatën në terren, por ky numër duhet të rritet. Për punësimet e reja, do të jetë e nevojshme të sigurohen mjete financiare me ribalancin e ardhshëm të buxhetit”, thotë Petrovska.

 

Ajo thekson se është e nevojshme të  bëhet specializim në shërbimet e inspektimit, duke pasur parasysh që ato kanë autoritetin të zbatojnë një numër ligjesh, të tilla si ligjet për mjedisin, natyrën, ajrin e ambientit, menaxhimin e mbeturinave, duke përfshirë mbeturinat mjekësore, mbeturinat e paketimit, akumulatorët, pajisjet elektrike dhe pajisje elektronike, etj. Inspektorët duhet të jenë të kualifikuar dhe me arsimin dhe profesionin e duhur, pasi ata duhet të punojnë në përputhje me ligjet për kimikatetmineraletorganizmat e modifikuar gjenetikisht dhe të tjerët. Kjo do të thotë, shprehet Petrovska, se një pjesë e inspektorëve që do të inspektojnë ndotësit me proceset e djegies do të duhet të specializohen në ligjin për cilësinë e ajrit në ambient.

Muajt e fundit, aktivitetet e Inspektoratit janë intensifikuar shumë, ndërsa si rezultat, disa kontrolle të jashtëzakonshme kanë çuar në dënimin dhe mbylljen e instalimeve që ndotin seriozisht mjedisin me punën e tyre. Risi është bashkëpunimi më intensiv me inspektorët lokalë, për të kapërcyer disa situata nga e kaluara kur njerëzit nuk dilnin në terren, kurse ndotësit zvarriteshin për shkak të mungesës së kompetencës.

“Bashkëpunimi me inspektorët e autorizuar të mjedisit është thelbësor, pasi është e nevojshme të inspektohen instalimet nën juridiksionin e nivelit qendror dhe lokal. Deri më tani, bashkëpunimi ka qenë me kërkesën tonë, por pres që ë të ardhmen të jetë më i organizuar. Krijuam gjithashtu bashkëpunim më të ngushtë me Ministrinë e Brendshme për disa procedura inspektimi që e kërkojnë një gjë të tillë. Gjithashtu, në bashkëpunim me Këshillin e Inspektimit, kryejmë mbikëqyrje të koordinuar me inspektorate të tjera, të tilla si Inspektorati Shtetëror për Inspektimin Teknik, Inspektorati për Bujqësi, inspektorë të autorizuar për ndërtim, etj. Këto inspektime të koordinuara janë me qëllim që të mbulojnë në mënyrë gjithëpërfshirëse mospërputhjet ose shkeljet e mundshme të ligjeve që nuk janë në kompetencë të Inspektoratit Shtetëror për Mjedisin, por mund të kenë ndikim në mjedis”, tha Petrovska.
Next Post

Për ndotjen e ajrit flasin të gjithë, automjete elektrike rrallë kush përdor në RMV (Multimedia)

Përdorimi i automjeteve në Maqedoni është në rritje të vazhdueshme, në kurriz të rënies së interesit për udhëtim me transport publik në mjediset urbane, si dhe numrin e zvogëluar të udhëtarëve në trenat dhe autobusët ndërurban. Shkalla e motorizimit të popullatës në vitin 2019 ka arritur në 205,2 automjete udhëtimi për […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: