RMV/ Rekomandohet heqja e certifikatave të vaksinimit gjatë hyrjes në qendra tregtare

vull

Komisioni për Sëmundje Infektive në mbledhjen e sotme ka vendosur që të rekomandojë heqjen e certifikatave për vaksinim gjatë hyrjes në qendra tregtare, gjegjësisht atje ku nuk është e detyrueshme mbajtja e maskave.

Kryetari i KSI-së Aleksandar Petliçkovski sot në konferencë për shtyp, tha se ky vendim është lehtësim i kufizimeve, por shtoi se do të jenë të kujdesshëm në hapat e ardhshëm, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ai gjithashtu njoftoi se prej sot do të fillojë fushata për caktimin e termineve për të gjithë ata që nuk janë të vaksinuar plotësisht, gjegjësisht nuk e kanë marrë dozën e tretë, e që janë në grupin e personave të rrezikuar.

“Qytetarët e rrezikuar, ata që kanë mbi 65 vjeç dhe kanë komorbiditet, ose janë më të rinj se 65 vjeç por kanë disa sëmundje tjera shoqëruese, do t’u arrijë SMS me termin për të shkuar në pikën e vaksinimit dhe për t’u vaksinuar”, tha Petliçkovski.

Next Post

Babai i futbollistit të vrarë ukrainas: Ndërroi tre tanke, humbi jetën përfundimisht

Mes viktimave të shumta të pushtimit rus janë edhe disa sportistë ukrainas dhe informacionet e reja që vijnë nga ai vend thonë se kanë humbur jetën futbollistët Vitaly Sapilo dhe Dmitro Martiyenko, si dhe biatleti Javan Malishev. Sapilo ishte vetëm 21 vjeç dhe mbrojti për ekipin e ri të Karpateve […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: