Rritja e vjedhjeve të karburantit në Gjermani

vull

Edhe para rritjes dramatike të çmimeve të karburanteve për shkak të krizës në Ukrainë, vitin e kaluar u pa një rritje e numrit të vjedhjeve të karburanteve.

Sipas Bild, statistikat e krimit të vitit të kaluar, të cilat do të publikohen në fund të prillit, tregojnë një rritje të ndjeshme të vjedhjes së karburanteve.

Kështu, vitin e kaluar janë regjistruar 5800 raste të tilla, që është një rritje prej 70 për qind krahasuar me vitin 2020.

Pavarësisht video survejimit në pikat e karburantit, gjithnjë e më shumë gjermanë po mbushin rezervuarin dhe po ikin në një drejtim të panjohur.

“Nuk kemi asnjë shpjegim për këtë fenomen”, tha policia.

Për shkak të rritjes së çmimit të karburanteve, policia po shënon rritje shtesë të vjedhjeve të karburanteve.

“Në katër javët e fundit ne kemi regjistruar deri në dhjetë raste të tilla,” tha Guenter Friedel, kreu i Shoqatës së Stacioneve të Benzinit të Bavarisë.

Vitin e kaluar kishte gjashtë raste të tilla në muaj, shpjegoi ai.

Njëkohësisht ka rënë numri i vjedhjeve të veturave, por është rritur edhe numri i vjedhjeve të pjesëve të veturave.

Next Post

Maqedonia dëbon pesë diplomatë rusë

Ambasadori rus në vend Sergei Baznikin është thirrur sot në ambientet e Ministrisë së Punëve të Jashtme, ku i është dorëzuar një notë diplomatike ku 5 punonjës të Ambasadës Ruse janë vënë në dukje si të padëshirueshëm në vend ose persona non grata. tha Ministria. “Sipas informacioneve të marra nga […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: