Rustemi: Projekti i pjesës së dytë i autostradës Shkup-Bllacë, gati në fund të shtatorit

vull

Drejtori i Ndërmarrjes Publike “Rrugë Shtetërore”, Ejup Rustemi së bashku me Zëvendëskryeministrin e parë, Artan Grubi dhe ministrin e Transportit dhe Lidhjeve, Bllagoj Boçvarski sot kanë inspektuar nga afër punimet për ndërtimin e pjesës së parë të autostradës Shkup-Bllacë.

Drejtori Rustemi ka njoftuar se tani më janë duke u bërë gati përgatitjet për pjesën e dytë të autostradës.

“Është duke u bërë hulumtimi gjeomekanik dhe gjeoteknik për pjesën tjetër të austostradës. Pjesa me gjithësej 10.6 kilometra e cila fillon nga fshati Bllacë deri në qarkoren e Shkupit. Deri në fund të shtatorit shpresojmë se do ta kemi projektin. Më pastaj do të fillojë edhe procedura për tenderimin dhe përzgjedhjen e realizuesit të kësaj pjese”, është shprehur drejtori Rustemi.

Next Post

Hoxha: Mbjellja ajrore e reve me reaktiv jod argjendi është metodë efektive për mbrojtjen e zonave bujqësore, kjo do të vazhdojë edhe këtë vit. Në vend të dy, këtë vit do të fluturojnë tre aeroplanë

Sot, ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Arjanit Hoxha, së bashku me drejtorin e Drejtorisë për Punë Hidrometeorologjike, Kostadin Acevski, në Aeroportin Sportiv Stenkovec, njoftuan masat e ndërmarra për mbrojtjen nga ajri të zonave bujqësore nga katastrofat natyrore për këtë vit.   Procedura për prokurimin publik të shërbimeve […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: