Sabahudin ef. Zendeli emërohet Myfti i Gostivarit

vull
Në mbledhjen e Rijasetit të Bashkësisë Fetare Islame të konvokuar nga Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetai, e cila u mbajt të martën, më 16.02.2021, në Selinë e BFI në Shkup, Ushtruesi i detyrës Myfti i Myftinisë së Bashkësisë Fetare Islame të Gostivarit, Prof. Sabahudin ef. Zendeli, me propozim të anëtarëve të Myftinisë së BFI Gostivar deri në Rijaset, u emërua Myfti i Myftinisë së BFI Gostivar.
Për zgjedhjen e Myftiut të Ri të Gostivarit, votuan unanimisht të gjithë anëtarët e Rijasetit të BFI.
Profesor Sabahudin ef. Zendeli erdhi në krye të Myftinisë së BFI Gostivar, si u.d. Myfti i Myftinisë në nëntor të 2020, pas dorëheqjes nga ky post i Myftiut të deri atëhershëm, dhe Reisul Ulemasë aktual të BFI H. Hfz. Shaqir ef. Fetai, i cili nga ai post u zgjodh në postin e Kryetarit të Bashkësisë Fetare Islame në RMV.
Profesor Sabahudin ef. Zendeli ka lindur në vitin 1976, në fshatin Çegran të Gostivarit. Shkollën Fillore e kreu në SHF “Përparimi” Çegran, ndërsa Shkollën e Mesme Islame në Medresenë Isa Beu – Shkup. Më pas, studimet i vazhdoi në Universitetin Uludag të Bursës, Republika e Turqisë, Fakulteti Ilahijat. Pas vitit 2002 filloi si mësimdhënës i lëndës fetare mësimbesimit fetar në shkollat fillore në territorin e Gostivarit, deri në vitin 2004. Nga viti 2007 fillon me punë si referent fetaro-arsimor pranë Myftinisë së BFI Gostivar.
Next Post

GRUBI përkujton jetën dhe veprën e Abdilaqim Ademit

Zëvendëskryeministri i parë dhe Ministër për sistem politik dhe marrëdhënie ndërmjet bashkësive, Artan Grubi sot ka bërë homazhe tek varri i Abdilaqim Ademit me rastin e trevjetorit të vdekjes së tij. Grubi e ka cilësuar lartë figurën e Ademit duke e quajtur atë si një nga personat kryesor të Bashkimit […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: