SADIJE DURA NGA ÇAIRI, 12-VJEÇ DHE KAMPIONIA E PARË SHTETËRORE FEMËR NË MUNDJE

vull
Kumtesë nga Komuna e Cairit: 
Nderë dhe kënaqësi që sot isha nikoqir i sportistes së re nga Çairi, Sadije Dura e cila ditë më parë u shpall kampionia e parë femër në Maqedoninë e Veriut në mundje, si pjesë e Klubit të Mundjes “Liria”.
Kjo është një fitore historike jo vetëm për Sadijen e cila është në moshë 12 vjeçare, për klubin e saj, por edhe për gjithë Çairin dhe më gjerë dhe po kjo fitore dëshmon se komuna jonë është vendlindja e shumë sportistëve të artë.
Gjatë takimit me sportisten dhe trajnuesin e saj Sedat Baftiu, përçova porosinë se me mund dhe punë mund të arrihen gjithmonë majat e suksesit, ndërsa përkujtova se ne me plotë krenari vazhdojmë t’a mbështesim fuqishëm sportin dhe sportistët.
Ndryshe Klubi i Mundjes “Liria” fitoi të dielën kupën e kampionit shtetëror të Maqedonisë së Veriut, në të gjitha kategoritë për grupmoshat më të reja – pioner, kadet, junior dhe senior.

Next Post

Kovaçevski: Në vitin 2021 kemi realizuar 79% të investimeve kapitale dhe vazhdojmë me ritmin e njëjtë

Kryeministri Dimitar Kovaçevski, në deklaratën gjatë inspektimit të ndërtimit të autostradës së shpejtë Gradsko-Prilep, theksoi se në përputhe me analizat, efikasiteti i Qeverisë në pjesën e realizimit të investimeve kapitale është i shkëlqyeshëm edhe në kohë krize. “Vitin e kaluar kemi realizuar 79% të investimeve kapitale dhe me të njëjtin […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: