Kohanews

Ke Çfarë Lexon!

Saliu: Deri ku mund të shkojë shqiptari për pak pushtet? Një qytetar e konteston vendimin për shpalljen e Rifat Jasharit “Qytetar nderi” në Tetovë

2 min read

Shkruan: Furkan Saliu, gazetar

K’shu aksidentalisht, në kohën kur Riftat Jashari shpallet Qytetar nderi i Tetovës, një qytetar e denoncon rastin dhe e konteston këtë vendim në aspektin legal tek institucionet përkatëse.

Institucioni i përgjigjet se vendimi është në përputhje me ligjin dhe nuk ka shkelje. Por kjo pjesë është puna më e vogël në këtë rast.
Do doja personalisht ta dija se deri ku mundet të shkoj shqiptari i sodit për pak pushtet? Ku i ka dhe a ka kufij?

Është Rifat Jashari, JASHARI o burra. Emrin ia harruat shumë shpejt por së paku mbiemri duhet tua kujtojë vlerat e një familje që dha gjithçka për liri e jo për pak pushtet dhe euro.

Që të mos jet kjo e mjaftueshme, në çdo ndërmarrje publike të Komunës së Tetovës, inspektorët janë “mysafir” të rregullt prej së janë shpallur zgjedhjet.

Pse bre me kështu metoda? Mendoni se kështu do ta ktheni Tetovën? Pa djersë? Pa u munduar aspak për t’ia dëshmuar qytetarit se do t’ia lehtësoni dhe do t’ia përmirësoni jetën?

8 vjet bre i keni pas për ta bindur tetovarin se duhet sërish t’iu votojë! I keni pas parët për fushatë, e keni pas pushtetin qendror si vegël efikase për presion dhe sërish humbet.

A nuk e kuptuat shqiptarin e thjeshtë ende? A nuk e keni kuptuar se duke përdorur forcë vetëm se do hasni në rezistencë më të fortë?
Le të jenë zgjedhje ku qytetari do të ZGJEDHË se kush do ta përfaqësoj e jo zgjedhje ku qytetari do të DETYROHET të zgjedhë ata që ju mendoni se duhet ti përfaqësojnë.