Kohanews

Ke Çfarë Lexon!

Sanksionohen 102 shoferë në Saraj, prej të cilëve 22 pa patentë shoferë

1 min read

Ministria e Punëve të Brendshme gjatë ditës së djeshme (14.04.) vazhdoi me kontrollimet e përforcuara në trafik.

Vetëm në territorin e qytetit të Sarajit gjatë ditës së djeshme janë shqiptuar gjithsej  102  gjoba,  prej të cilave drejtim i automjetit pa patentë shofer 22 persona,  shtatë gjoba për automjete në gjendje jo të rregulltë teknike dhe të paregjistruara, gjashtë kundërvajtje për motoçiklistë.

Poashtu janë shqiptuar  12 sanksione për shfrytëzmin e telefonit celular gjatë drejtimit të automjetit, shtatë për mosshfrytëzimin e rripit të sigurisë, dy gjoba për shoferë fillestarë.

Kontrollimet e përforcuara në trafik do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim. Apelojmë deri te të gjithë pjesëmarrësit në komunikacion t’u përmbahen rregullave dhe rregulloreve me qëllim të rritjes së sigurisë në rrugë.