Sanksionohen 13 automjete me të cilat kryhet transporti publik në rajonin e SPB Tetovë

vull

Mbrëmë (08.02.2022), në periudhën kohore nga ora 11:00 deri më 13;00, në rajonin e SPB Tetovë, në kuadër të kontrollimeve aksionale të vazhdueshme të automjeteve të cilat kryejnë transport publik të udhëtarëve (autobusë dhe furgonë), janë zbuluar dhe sanksionuar pesë automjete (GV) me frena në gjendje jo të rregullt teknike dhe tetë automjete (TE-4 dhe GV-4) të cilët nuk kanë poseduar dokumenatcionin e nevojshëm për kryejen e veprimtarisë të transportit publik. Automjetet të cilat kanë qenë në gjendje teknike jo të rregullt menjëherë janë përjashtuar nga trafiku dhe për të njëjtat janë përgatitur parashkresa adekuate sipas Ligjit për automjete, kurse parashkresa do të ketë edhe për shoferët dhe subjektet juridike të cilët kanë kryer transport publik pa dokumentacion adekuat, në pajtim me nenin 284-a të Kodit Penal.

Kontrollimet e përforcuara në trafik do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim. Apelojmë deri te qytetarët t’u përmbahen rregullave dhe rregulloreve të trafikut me qëllim të rritjes së sigurisë në rrugë.

Next Post

Inspektorati i Qytetit të Shkupit në terren për të parandaluar transportuesit e paligjshëm

Inspektorët e trafikut rrugor të Qytetit të Shkupit në vazhdimësi kryejnë kontrolle të rregullta për të parandaluar  transportuesit e paligjshëm në territorin e qytetit të Shkupit. Gjatë javës së kaluar janë kontrolluar 5 transportues dhe janë shqiptuar 5 gjoba për transportuesit e paligjshëm që kanë qarkulluar dhe kryer transport të […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: