Sanksionohen 223 shoferë për tejkalim të shpejtësisë

vull

Gjatë ditës së djeshme (04.08.2021) është realizuar kontrollim i përforcuar aksional në tërë territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut për sanksionimin e shoferëve të cilët qarkullojnë me shpejtësi më të madhe nga e lejuara. Gjatë këtij kontrolli janë sanksionuar 223 shoferë, prej të cilëve 13 prej tyre kanë qarkulluar me shpejtësi mbi 50 km në orë nga shpejtësia e lejuar kurse tre shoferë me shpejtësi mbi 70 km në orë nga shpejtësia e lejuar. Poashtu gjatë kontrollit është konstatuar se 117 shoferë e kanë tejkaluar shpejtësinë e lejuar të qarkullimit në vende të banimit kurse 106 shoferë jashtë vendeve të banimit.

Kontrollimet e përforcuara në trafik do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim. Apelojmë deri te qytetarët t’u përmbahen rregullave dhe rregulloreve të trafikut me qëllim të rritjes së sigurisë në rrugë.

Next Post

ESHS: Konkursi për regjistrues rajonalë dhe instruktorë, vazhdohet deri më 12 gusht

Për shkak të pushimeve verore, konkursi për punësimin e regjistruesve dhe instruktorëve rajonalë në Regjistrimin e ardhshëm të popullsisë, familjeve dhe banesave në Republikën e Maqedonisë së Veriut, është zgjatur deri më 12 gusht. Enti Shtetëror për Statistika, nëpërmjet një kumtese për media thekson se për të siguruar numër të […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: