Kohanews

Ke Çfarë Lexon!

Sanksionohen 301 shoferë për tejkalim të shpejtësisë

1 min read

Gjatë ditës së djeshme (22.07.2022) nga ana e Ministrisë së Punëve të Brendshme është realizuar kontrollim i përforcuar aksional në tërë territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut për sanksionimin e shoferëve të cilët qarkullojnë me shpejtësi më të madhe nga e lejuara.

Gjatë këtij kontrolli janë sanksionuar 301 shoferë, prej të cilëve shtatëmbëdhjetë shoferë kanë qarkulluar me shpejtësi mbi 50 km në orë nga shpejtësia e lejuar, kurse dy shoferë me shpejtësi mbi 70 km nga shpejtësia e lejuar. Poashtu është konstatuar se 189 shoferë e kanë tejkaluar shpejtësinë në vende të banimit, kurse 112 jashtë vendeve të banimit.

 

Kontrollimet e përforcuara në trafik do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim. Apelojmë deri te qytetarët t’u përmbahen rregullave dhe rregulloreve të trafikut me qëllim të rritjes së sigurisë në rrugë