Sanksionohen 63 shoferë për tejkalim të shpejtësisë në territorin e SPB Tetovë

vull

Dje (20.06.) në periudhën nga ora 14:00 deri më 20:00 në rajonin e SPB Tetovë është realizuar kontrollim i përforcuar aksional për sanksionimin e shoferëve të cilët tejkalojnë shpejtësinë e lejuar. Gjatë këtij kontrolli janë sanksionuar 63 shoferë, nga të cilët 39 në territorin e Tetovës kurse 24 në territorin e Gostivarit. 52 shoferë kanë qarkulluar me shpejtësi mbi 50 km në orë nga shpejtësia e lejuar kurse 8 me shpjetësi mbi 70 km në orë nga shpejtësia e lejuar.

Kontrollimet e përforcuara në trafik do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim. Apelojmë deri te qytetarët t’u përmbahen rregullave dhe rregulloreve të trafikut me qëllim të rritjes së sigurisë në rrugë.

Next Post

NP Higjiena Komunale-Shkup furnizohet me kamion të rinj

NP Higjiena Komunale-Shkup sot promovoi furnizimin me pesë automjete të specializuara komunale – kamionë për mbledhjen dhe transportin e mbetjes komunale. Automjetet janë të markës Iveco dhe do të përdoren për mbledhjen dhe transportin e mbetjes komunale nga kontejnerët për amvisëritë kolektive si dhe nga koshat e shpërndarë në amvisëritë […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: