Kohanews

Ke Çfarë Lexon!

Sanksionohen 65 shoferë të motoçikletave në territorin e SPB Tetovë, sekuestrohen tri motoçikleta

1 min read

Gjatë mbërmjes së kaluar (03.07.2022) në periudhën kohore nga ora 18:00 deri më ora 24.00 në territorin e SPB Tetovë është realizuar kontrollim i përforcuar aksional për sanksionimin e kundërvajtjeve të cilat i kryejnë shoferët e motoçikletave. Gjatë këtij kontrolli janë sanksionuar 65 motoçiklistë, prej tyre 35 nuk kanë shfrytëzuar kaskën mbrojtëse të kokës, 9 shoferë kanë drejtuar motoçikletat pa patentë shoferë, tri motoçikleta janë sekuestruar për shkak të skadimit të afatit të vlefshmërisë së lejes së qarkullimit dhe shkaktimit të zhurmshmërisë së madhe, kurse janë shqiptuar edhe sanksione për kundërvajtje tjera në trafik.

Kontrollimet e përforcuara në trafik do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim. Apelojmë deri te qytetarët t’u përmbahen rregullave dhe rregulloreve të trafikut me qëllim të rritjes së sigurisë në rrugë.