Kohanews

Ke Çfarë Lexon!

Saraj: Policia arreston tre persona

1 min read

Tre persona nga fshati Bojanë, komuna e Sarajit janë arrestuar pas përleshjeve me armë zjarri mbrëmjen e djeshme në Saraj, njofton Derveni.info

Nga Ministria e Punëve të Brendshme thonë se nga përleshja kanë mbetur të lënduar dy persona.

Sipas informacioneve njëri po trajtohen në spitalin e Qytetit kurse tjetri i lënduar po trajtohet në spitalin shtetërorë.

“SPB Shkup ka privuar nga liria AG (23), MG (30) dhe GG (25), të gjithë nga fshati Bojanë, Shkup, me dyshimin se të njëjtit më 27.07.2021 rreth orës 22:40, para një objekti në Saraj, morën pjesë në prishjen e rendit dhe qetësisë publike”, thuhet në kumtesën e MPB-së.

Nga atje njoftojnë se rasti ka ndodhur për shkak të një keqkuptimi të vjetër mes grupesh dhe në këtë rast janë përdorur edhe armë zjarri.

“V.G u plagos nga një armë zjarri, dhe ai u transferua në Spitalin e Përgjithshëm të Qytetit “8 Shtator”, dhe F.M. ka pësuar dëmtime nga një objekt i mprehtë dhe është transferuar në Kompleksin e Klinikës Nënë Tereza për trajtim mjekësor. Të tre personat u mbajtën në stacionin policor për procedime të mëtejshme. Po merren masa për zbardhjen e çështjes”, thonë nga MPB.

/Derveni.info